Kandidon gruan për kryebashkiake 
jep dorëheqjen kreu i PS-Kavajë

Kandidon gruan për kryebashkiake <br />jep dorëheqjen kreu i PS-Kavajë
Partia Socialiste ka listuar 6 kandidatura të mundshme për të garuar në zgjedhjet e pjesshme të 7 majit për drejtimin e Bashkisë së Kavajës, pas shkarkimit të Elvis Rroshit si pasojë e ligjit të dekriminalizimit.

Asambleja e PS-së për Kavajën ka propozuar Kryesisë së partisë për vendimmarrje këta emra: Idajet Camema, Dorian Murati, Megi Katroshi, Klodian Shehu, Ilir Gjuzi dhe Silvana Daja. Kandidatja e fundit, e cila është kandidatja më potenciale, është gruaja e kryetarit të PS-së, Gentian Daja.

Për të mos influencuar garën e brendshme të Partisë, Daja ka dhënë dje dorëheqjen nga detyra partiake dhe e ka njoftuar atë publikisht. “Miq, sapo mbaroi mbledhja e Asamblesë Socialiste të Kavajës ku u propozuan 6 kandidate për Kryetar Bashkie një ndër të cilat edhe bashkëshortja ime, Silvana Daja. Nisur nga ky propozim për të mos ndikuar jam i detyruar të dorëhiqem nga detyra e Kryetarit të Partisë Socialiste Kavajë. Dua të falënderoj përzemërsisht të gjithë mbështetësit në Kavajë, Golem, Synej, Luz i Vogël dhe Helmas.

Gjithashtu një falënderim për çdo fresshist, student, maturant, për çdo grua dhe çdo profesionist që ka bërë të mundur që PS në Kavajë sot të jetë një parti më e mirë. Bashke tani do jemi akoma më të forte. Në 7 maj dhe në 18 qershor do të korrim fitore spektakolare siç e do zakoni”, shprehet Daja. Ndërkaq, Partia Demokratike ka deklaruar se do të bojkotojë zgjedhjet në Kavajë.

Akuzat
Daja, i cili më parë ka kryer funksionin e drejtorit të transportit rrugor, është akuzuar nga opozita për përfshirje në trafik droge. Pas miratimit të ligjit të dekriminalizimit, në një komision hetimor të drejtuar nga Genc Pollo, opozita listoi dhe emrin e tij si të përfshirë në trafik droge. Në shtator të vitit 2014, deputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani ka denoncuar se kreu i PS Kavajë, Gentian Daja është dënuar për trafik droge në Itali dhe Gjermani. “Edi Rama risolli dhe një herë fjalën e harruar rilindje në një shëtitje që bëri në Kavajë. Sot kudo në Shqipëri, rilindja është burim barsaletash, por në Kavajë, ka edhe një arsye më shumë për të mos e besuar Edi Ramën. Dhe arsyeja është rilindasit që ishin në krahun e djathtë të Kryeministrit. Kemi sot disa pyetje për Edi Ramën. A është Gentian Daja, që i keni besuar Partinë Socialiste të Kavajës dhe i keni dhënë Drejtorinë rajonale të Tiranës për shërbimin e transportit rrugor, një person me precedentë të fortë penalë. Z. Rama, a është krahu juaj i djathtë për Kavajën dhe transportin e Tiranës, person i dënuar në Kazerta të Italisë për trafik droge. Rama, është kryetari juaj për Kavajën, dhe shefi i transportit për Tiranën, person i dënuar në Franfurt të Gjermanisë për trafik droge?”, tha Ristani.

Përgjigjja
I pyetur nga Shqiptarja.com nëse akuzat e opozitës qëndrojnë, Gentian Daja tha dje se PD është mësuar të hedhë baltë dhe se nuk kishte ndërmend të merrej me këtë çështje, teksa ishte i fokusuar në angazhimin e fushatës. “Unë jam mësuar me akuzat e PD-së. Opozita është mësuar të hedhë baltë, por unë nuk kam ndërmend të merrem me këtë çështje”,-tha Daja. Kreu i PS-së së Kavajës, ka qenë drejtor i transportit rrugor, detyrë nga e cila është dorëhequr verën e shkuar për shkak të marrjes së detyrës së kryetarit të partisë. Pavarësisht akuzave të opozitës, prokuroria në asnjë rast nuk u shpreh për këtë individ nëse ishte apo subjekt i ligjit të dekriminalizimit.
 
Reagimi
“Unë jam mësuar me akuzat e PD-së. Opozita është mësuar të hedhë baltë, por unë nuk kam ndërmend të merrem me këtë çështje”.
 
Kandidaturat
Asambleja e PS-së për Kavajën ka propozuar Kryesisë së partisë për vendimmarrje këta emra: Idajet Camema, Dorian Murati, Megi Katroshi, Klodian Shehu, Ilir Gjuzi dhe Silvana Daja.
 
Lista e kandidatëve
1. Dorjan Murati (Ish-drejtor i ALUIZNI-t Kavajë)
2. Ilir Gjuzi (Administrator i Golemit)
3. Megi Katroshi (Kryetare e FRESSH Kavajë)
4. Silvana Daja (Bashkëshortja e kreut të PS Kavajë)
5. Klodian Shehu (Nënkryetar i Bashkisë Kavajë)
6. Elton Derjaj (Ish-kreu i FRESSH Kavajë dhe ish-zv/drejtor i Doganës së Tiranës)

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

OBSH shpall sërish linë e majmunëve si emergjencë globale për shëndetin publik

OBSH shpall sërish linë e majmunëve si emergjencë globale për shëndetin publik