Kandidon për kryetare të LSI, ja
mesazhi i parë i Kryemadhit

Kandidon për kryetare të LSI, ja<br />mesazhi i parë i Kryemadhit
Një ditë pasi Petrit Vasili i propozoi kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim emrin e Monika Kryemadhi për ta zëvendësuar atë në postin e kreut të partisë, Kryemadhi ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale.

Në mesazhin e saj Kryemadhi porosit qytetarët që të kenë kujdes nga i nxehti i dy ditëve në vazhdim edhe pse uji dhe dritat mungojnë në shumë zona.

Gjithashtu kandidatja për kreun e LSI-së shkruan se edhe pse politikanët ndonjëherë i harrojnë problemet e përditshme të njerëzve, LSI në rolin e opozitës do të jetë zëri i fort që shkund aparatin e atyre që kanë marrë përsipër të kujdesen dhe zgjidhin hallet njerëzve.

Statusi i plotë i Monika Kryemadhit:

Mirëmengjes miq! Moti ndryshe nga politika që po ftohet duket se do i nxehë dy ditët në vazhdim. Ndaj kujdes në orët e nxehta të vapës, edhe pse uji dhe dritat mungojë në shumë zona. Ne politikanët i harrojmë ndonjëherë problemet tuaja të përditshme, por ka një zë të fortë që tund dhe shkund apatinë e atyre që kanë marrë përsipër të kujdesen dhe zgjidhin hallet tuaja. Ajo është opozita shqiptare, opozita jonë, e fortë dhe plot me energji për të kuptuar dhe ngritur zërin në maksimum për çdo shqetësim tuajin. Ne jemi me ju, LSI do të jetë pranë problemeve tuaja në çdo ditë apo natë, pavarësisht kushteve të motit apo intrigave të pushtetit.
#ForceePareForceePapare
statusi i kryemadhit
(D.T/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre