Kandidon për mandat të dytë në bashkinë e Beratit, Demo: Investimet në 3 vitet e fundit më të mëdhatë në 30 vite! Diferenca me kundërshtarin do jetë 5 mijë vota

Kandidati i PS-së, për bashkinë e Beratit, Ervin Demo kërkon një mandat të dytë në krye të kësaj bashkie. I ftuar në studion e "Pa Protokoll" me gazetaren Anduela Ndreu në Report TV, Demo tha se gjatë 4 viteve që ai ka qenë në krye të bashkisë së Beratit, qyteti ka pasur një transformim të jashtëzakonshëm.

Ai tha se ndër investimet që kanë ndikuar në transformimin e Beratit, janë ato në infrasktrukturë, të cilat sipas tij kanë sjellë pothuajse dyfishin e turistëve në qytet krahasuar me vitin 2019 kur mori drejtimin.

“Sa i përket këtyre 4 viteve është bindja ime se transformimi që ka ndodhur në Berat është i jashtëzakonshëm. Nuk kam pretenduar në asnjë moment se problemet që mbart Berati të zgjidhen në këto 4 vite. Investimet në 3 vitet e fundit janë më të mëdhatë që Berati ka pasur në 30 vitet e fundit. Mund t’u jap fakte për këtë. Janë bërë rrugët e shumë fshatrave. Është bërë rruga e Kalasë, të cilën nëse nuk do e kishim realizuar, nuk do kishim këtë numër turistësh që kemi. Në 2019-ën Berati ka poasur 210 mijë turistë në 2022 ka pasur më shumë se 400 mijë turistë. Sot hotelet në Berat janë të gjitha të prenotuara për gjithë vitin”- u shpreh Demo.

Sa i përket akuzave për ‘asfalt elektoral’ të bëra nga rivali i tij politik Zija Ismaili i cili kandidon përballë tij për bashkinë e Beratit, Demo tha se për çdo investim në insfrastrukturë kishte një buxhet që zbatohej sipas planit të miratuar nga bashkia në periudha të ndryshme të vitit.

“Nuk ka drejtues të institucioneve publike qëe mund të shpikë buxhet sot për nesër. Çdo gjë që ndodh gjatë vitit, e para duhet të jetë e miratuar dhe është krejt normale që ky buxhet fillon dhe ekzekutohet sipas planit që ka bashkia.  Nuk parashikohet në Kodin Zgjedhor që ndryshimet që janë parashikuar në buxhet të mos vijojnë procedurat normale për punët në qytet”- tha Demo.

Kandidati i PS u shpreh i bindur se diferenca e votave me kundërshtarin që ka përballë në 14 maj, do të jetë 5 mijë vota. Ai tha se ky rezultat vjen edhe si pasojë e rënies së fuqisë së LSI-së që në 2015 në koalicion me PS mori kreun e bashkisë.

“Minimumi diferenca e votave që do kemi në këto zgjedhje do jetë 5 mijë vota. LSI në 2015-ën nuk ka fare krahasim me atë që është tani. Në atë kohë ishte në pikun e fuqisë së vetë. Për këto zgjedhje përtej diferencës së votave, bastin e kam vënë tek ato që kemi bërë në këto 4 vite në Berat”- duke shtuar se në 2022 është arritur edhe furnizimi i qytetit me ujë gjatë 24 orëve ndryshe nga sa ishte në 2019-ën.

Duke bërë krahasimin me 4 vitet e mëparshme kur mori drejtimin e partisë, Demo tha se ndryshimet janë të jashtëzakonshme në çdo sektor dhe shtoi se për mandatin e ardhshëm ka projekte të përqendruara kryesisht në infrastrukturën e 43 fshatrave që përfshin kjo bashki. 

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eduard: 29/04/2023 01:42

    Suksese Doktor Zijait. Është një njeri i mrekullueshëm dhe një profesionist i zoti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër