Drejtuesja e Prokurorisë së Elbasanit, Enkelejda Millonai është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK). Seanca dëgjimore është zhvilluar ditën e djeshme, e ndërsa sot KPK me trupën gjykuese Pamela Qirko, Brunilda Bekteshi, Roland Ilia ka kaluar sitën e Vettingut. Millonai është një nga kandidaturën për Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Sipas ILDKPKI, Millonai ka bërë deklarim të saktë, burime të ligjshme dhe nuk ka fshehje apo deklarim të rreme.
Gjithashtu ka kaluar Vettingun edhe prokuror te Krimet e Rënda, Vladimir Mara i cili njihet edhe si hetuesi i dosjeve të forta si 339 dhe dosjes Tahiri. Për të raporti i inspektoratit të deklarimit të pasurive dhe interesit ishte se Mara nuk kishte asnjë problem me pasurinë apo fshehje të saj. Edhe nga ana profesionale ai rezultoi në rregull dhe pa probleme në DSIK me kontakte me botën e krimit. Automjeti i përdorur nga ai nga viti 2009-2013 pa e regjistruar në Shqipëri u konstatua si problem, ç'ka u vu në dukje edhe nga operacioni ndërkombëtar, por kjo nuk e pengoi që të kalonte Vettingun.
Ndërkohë, nuk kanë kaluar Vettingu-n, gjyqtari në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda, Idriz Mulkurti; prokurori i Dibrës Shkëlzen Cena kandidat për SPAK dhe Ilir Mustafaj, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
I uroj suksese ketyre qe kaluan vetingun dhe i uroj ILIR MUSTAFAJ qe nuk e kaloi vetingun qe te marri nje kazem dhe te filloj punen ne bujqesi.Ky psedo gjyqtar,ky plepist ky katunar qe erdhi nga fshati dhe kerkoi te bente ligjin ketu ne Tirane.I them asaj Ermoneles qe e mburrte aq shume si profesor te nderuar se edhe ajo do hiqet nga drejtoresh tek Partizani sepse me siguri qe nuk quhesh Ermonela por Luiza.Do shkosh ta ndimosh efhe ti Ilirin ne punet e bujqesise.
Përgjigju