Kanosi me armë gjahu 2 kushërinjtë, nën hetim 39-vjeçari në Kukës! Në kërkim i riu që qëlloi në ajër

Kanosi me armë gjahu 2 kushërinjtë, nën hetim 39-vjeçari në Kukës! Në kërkim i riu që qëlloi në ajër

Foto ilustruese

Një 39-vjeçar është vënë në hetim nga Policia e Kukësit, pasi ka kërcënuar me armë gjahu dy kushërinjtë e tij.

Pas një sherri për motive të dobëta, 39-vjeçari ka kanosur dy kushërinjtë. Policia ka shpallur në kërkim një 19-vjeçar, i cili ka qenë në momentin e ngjarjes dhe dyshohet se ka qëlluar me armë në ajër.

“Menjëherë pas njoftimit se në fshatin Mserr, një shtetas kishte qëlluar me armë, në ajër, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e rrethanave.

Për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. P., 39 vjeç, banues në fshatin Peraj, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me armë gjahu, 2 kushërinjtë e tij, shtetasit A. P., 38 vjeç dhe A. P., 37 vjeç.

Më tej, u shpall në kërkim shtetasi F. N., 19 vjeç, banues në fshatin Peraj, i cili shoqëronte shtetasin V. P., në momentin e konfliktit, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë në ajër, me qëllim kanosjen. Vijon intensivisht puna për lokalizimin dhe kapjen e 19-vjeçarit.”

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm