Fier-Policia ka arrestuar 57 vjeçarin Rrahman Leka banues në Levan të fierit për kanosjen e vjehrrit të tij 47 vjeçar me iniciale G.S,.

Konflikti ka lindur për shkak mosmarrëveshjes për pronat, kjo e ka shtyrë 57 vjeçarin të kanosi vjehrrin e tij 47 vjeçar duke goditur me armë gjahu në ajër.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të arrestuar autorin.

Uniformat blu sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e gjahut çifte të cilën Rrahman Leka e mbante me leje dhe 1 fishek arme gjahu.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Dhunë në familje" dhe "Kanosja" parashikuar nga Nenet 130/a/2 dhe 84 të Kodit Penal.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com