Një 30-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lushnjes, pasi ka dhunuar dhe kanosur të atin. Në pranga ka rënë shtetasi Denis M., 30 vjeç, banues në fshatin Karbunarë. Sipas policisë, i riu në banesë ka kanosur me një mjet prerës (biçak), dhe ka ushtuar dhunë psikologjike ndaj babait e tij, shtetasit K.M, 60 vjeç, në prezencë të vëllait të tij të mitur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Dhunë në familje" parashikuar nga Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

d.c./shqiptarja.com