Një person ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi akuzohet për veprën penale të kanosjes. Policia ka arrestuar 34-vjeçarin Arben Lleshi, banues në Tiranë, i cili rezulton i dënuar edhe më parë për veprën penale “Vjedhja”.
Ai është ndaluar një ditë më parë, pasi rreth orës 11:30, në bulevardin “Bajram Curri”, ka kanosur me armë të ftohtë thikë, shtetasin F. K., 36 vjeç, banues në Kamëz. Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një thikë.
/Shqiptarja.com

Materialet për këtë shtetas i`u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 84 e 279 të Kodit Penal.
d.c./shqiptarja.com