Një 36-vjeçar nga Vau i Dejës është arrestuar, pasi ka kanosur me thikë pak ditë më parë një 65-vjeçar me të cilin ishte konfliktuar për motive të dobëta.

Uniformat blu kanë njoftuar se ngjarja ka ndodhur në 20 maj të këtij viti, në fshatin “Fshat i Ri”, Vau i Dejës, Shkodër.

36-vjeçari është konfliktuar për motive të dobëta me një 65-vjeçar, të dy  banues në Shkodër.

Pasi ka marrë dijeni për kanosjen uniformat blu, kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur në vendngjarje nga ku kanë vënë në pranga 36-vjeçarin me iniciale A. M.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës me të cilin dyshohet se u krye kanosja.