Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Foto ilustruese

TIRANË- Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje është ekstraduar nga Italia në vendin tonë. 38-vjeçari E. H., në vitin 2019 ka kanosur një vajzë që t’i dërgonte video intime.  

“Ekstradohet nga Italia, një shtetas shqiptar i akuzuar për përndjekje. Operacioni “Para drejtësisë”, 33-vjeçari, duke u prezantuar si një shtetas tjetër, kanosi një shtetase, në vitin 2019, që t’i dërgonte video intime.

Si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Itali, me qëllim finalizimin e procedurave për ekstradimin e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht, u ekstradua në Shqipëri, shtetasi shqiptar i arrestuar në Itali, E. H., 33 vjeç”, njofton policia.

Drejtoria e Interpol Tiranës e kishte shpallur 33-vjeçarin në kërkim ndërkombëtar, sepse më datë 19.07.2023, i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Përndjekja”.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Fiton lotarinë kombëtare, britaniku ia kalon në pasuri edhe Dua Lipas e Adele

Fiton lotarinë kombëtare, britaniku ia kalon në pasuri edhe Dua Lipas e Adele