KURBIN- Një 31-vjeçar nga Laçi do të ndiqet penalisht për kanosjen ndaj një punonjësi policie. Artur Zgjuni, 31 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin, është në procedim penal për “kanosje për shkak të detyrës”, “armëmbajtje pa leje” dhe “Prishje të qetësisë publike”, pasi një ditë më parë ka kërcënuar një nga punonjësit e komisariatit të Kurbinit.
Zgjuni, së bashku me një person tjetër të paidentifikuar të “armatosur” me një shkop bejsbolli, kanë ndaluar përpara një lokali në fshatin Adriatik-Kurbin.
Duke mbajtur në dorë një armë zjarri automatik, 31-vjeçari Zgjuni dhe miku i tij u janë drejtuar punonjësve të komisariatit të policisë Kurbin, duke i kërcënuar dhe duke u kërkuar llogari pse kishin debatuar në lokalin e të atit.
Në këto moment, një punonjës policie i është afruar duke i kërkuar të ulë armën dhe të largohet, por 31-vjeçari duke u zmbrapsur ka qëlluar në ajër me armë, pa shkaktuar dëmtime në njerëz. (ns/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com