Kantautori Ermal Meta këngë
për fansat në 35-vjetorin e tij

Kantautori Ermal Meta këngë<br />për fansat në 35-vjetorin e tij
Kantautori i famshem Ermal Meta ka festuar 35-vjetorin e tij duke e ndarë këtë moment me fansat dhe publikun.

Ai ka vendosur që këtë ditëlindje ta festoj duke punuar, ashtu siç di te bej me mirë ai. Talenti shqiptar me fame ne Itali ka marre shume urime dhe vlersime nga fanasat ne rrjetet sociale si facebook dhe twitter. Por artisti duket se eshte emocionur shume nga urimet e fansave duke krijuar nje kenge enkas për ata duke i falenduar për urimet që ka marrë.
 
Ne rrjetin e tij social Facebook ka shkruar: ‘Duke lexuar mesazhet tuaja, jam e emocionuar shumë dhe kam shkruar nje kenge pak minuta më parë për ju."

 Kritika italiane e vlerëson me superlativa artistin shqiptar. Vetëm dy ditë më parë në rrjetin muzikor A.M.I (All Music Italia) i bëhet ky vlerësim: “Ermal Meta mund tat hemi ndryshe kur rrymat pop bien në dorë të sigurt. Thjeshtësia gjithmonë dëshmon të jetë cilësia më e mirë për të arritur një audiencë të gjerë dhe pastaj nëse prek majën ajo afrohet me një urtësi të bindshme në çështjen që ai propozon, në këtë rast muzikë. E madje edhe ata hundëpërpjetët të dashuruar pas bukurisë (e cila shpesh korrespondon me zërin e padëgjueshëm) mund të bashkohen në korin e konsensusit, pa ndjenja mashtruese me statusin e tyre krenar si armiq të muzikës që përdoret sa për të tërhequr vëmendjen e miqve”.

Me nje karriere te gjate artistike mbi supe, Ermal Meta eshte sot nje nga autoret me te vlerësuar te muzikes italiane. Ai eshte autor i mjaft këngeve te suksesshme si Margo Mergoni, Emma Chiara, Analisa e Patyy Pravo. Ermal Meta ka lindur në Fier, me 18 prill 1981 , por familja e tij ka emigruar më pas në Itali, ku ka njohur sukses me grupin “La Fame di Camilla”.

Kantautori i pop rock-ut ka nisur karrierën solo, dhe mori më shumë fame në finalen e madhe të Sanremos 2016. Kënga e tij “Odio le favole” (i urrej përrallat) e krijuar dhe interpretuar nga vetë ai, u zgjodh mes dy më të mirave për këtë kategori por nuk doli dot ne finale.

Kënga e Ermal Metës “Odio le Favole” (i urrej përrallat) u rendit në vendin e parë në platformën “Timmusic”, dedikuar muzikës dixhitale duke u konsideruar për momentin kënga më e kërkuar për seksionin e këngëtarëve të rinj, “Sanremo Giovanni”.

ermal meta

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri