Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot punimet në kantierin e ballinës ujore në hyrje të Shkodrës. Gjatë inspektimit Rama ka qenë i shoqëruar nga ministrja Elisa Spiropali e cila është deputete në këtë qark dhe nga kryebashkiaku Benet Beci.
Kreu i ekzekutivit i kërkoi drejtuesit të punimeve që të ketë më shumë ritëm duke u shprehur se shkodranët nuk kanë më durim për vepra të tilla.
“Ritëm, ritëm se shkodranët nuk kanë më durim se kemi dhe koston e pritjes së gjatë të pritjes nga demokracia.”- tha Rama.
Për kryebashkiakun Benet Beci, kërkesa e Ramës ishte që të zgjidhë problemin e hyrjes së qytetit, për të ndërtuar diçka të denjë për kryeqendrën e veriut. Ai u shpreh se Shkodra është i vetmi qytet me një potencial kaq të madh dhe ndërkohë nuk ka hyrje si qytetet e tjera të zhvilluara.
“Është e rëndësishme të kuptohet kjo gjë. Shkodra është i vetmi qytet me një potencial kaq të madh dhe njëkohësisht nuk ka hyrje. Duket si një shteg aty”- shtoi Rama.
Kryebashkiaku, Beci tha se me investimet që do të bëhen për hyrjen e qytetit, edhe vlera e pronave përreth do të rritet, e njëjta gjë që ndodhi në Vlorë.
Shkodra ka nevoje per fabrika e uzina si dijure, pra pune e jo lokale e shetitore, se ska kush lek as terezi
Përgjigju