ITALI- Kaos në aeroportin e Brindisit në Itali. 400 pasagjerë u revoltuan, pasi dy fluturime të Wizz Air që ishin nisur për në Tiranë, devijuan për shkak të motit të keq. Dy avionët, njëri i nisur nga Bolonja dhe tjetri nga Bergamo për në Tiranë, kanë bërë një ulje emergjente në aeroportin e Salentos, ku kanë mbërritur gjatë natës rreth orës 3.
Pëfundimisht, pasagjerët kanë pranuar dhe pritet të arrijnë në Shqipëri me një traget që niset nga Brindizi këtë pasdite dhe që shkon në Vlorë.
Sipas informacioneve të para, avionët kanë qëndruar për një kohë të gjatë në hapësirën ajrore shqiptare, në pritje për të kuptuar nëse mund të kryhej ulja në Rinas, por më pas kanë devijuar drejt aeroportit të Brindisit, me karburantin drejt përfundimit.
Situata në Brindisi është tensionuar në orët e para të mëngjesit, kur pasagjerët e devijuar, të cilët sipas informacioneve të aeroportit janë asistuar menjëherë, kanë thyer portat (gate) dhe janë futur në pistë, duke kërkuar përgjigje të menjëhershme nga kompania ajrore. Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat e policisë, por sipas informacioneve, të paktën 100 protestues ndodhen ende në pistë, pranë dy avionëve dhe kërkojnë që të nisen fluturimet drejt Tiranës.
Aeroporti po monitorohet nga policia, karabinierët dhe oficerët e Guardia di Finanza për të parandaluar probleme të mëtejshme të rendit publik. Deri më tani, protesta nuk ka shkaktuar vonesa në fluturimet që mbërrijnë ose nisen nga Brindizi.

Pasagjerët në aeroportin e Brindisit
Lajmi në përditësim...
Një nga pasagjeret e fluturimit të Wizz Air nga Bergamo drejt Tiranës ka rrëfyer momentet e vështira të përjetuara në bord, pasi avioni u detyrua të devijojë dhe të ulet në Brindisi.
"Ndodhi diçka që ska ndodhur më parë. Në avion ishim 200-300 persona, të nisur nga Bergamo për Tiranë. U nisëm me vonesë dhe mbetëm në ajër për gjysëm ore dhe më pas piloti tha që për shkak të kushteve atmosferike nuk mund të uleshim dhe duhet të kthehemi mbrapsht. Ne nuk e dinim ku po shkonim. Kishte fëmijë, të moshuar, të sëmurë ! Të gjithë ishim të frikësuar! Vetëm kur pamë që kishim mbërritur në Brindisi, një vend që është tepër larg. Tani duhet të gjejmë zgjidhje për të shkuar në Romë, për të gjetur fluturimin e rradhës drejt Tiranës" tha ajo
Pasagjerja shtoi se mes udhëtarëve kishte shumë tension.
“Ishte normale që njerëzit të ishin të shqetësuar. Një zonjë me probleme me zemrën humbi ndjenjat dhe iu dha ndihma e shpejtë. Kishte edhe fëmijë që janë në udhëtim që nga dje në mëngjes,” tha ajo.
Komente






Po çfarë duan këta idjotë kur avjoni nuk ulet dot nga moti i keq....janë shpellarë.
PërgjigjuSHQIPTARI ASHT EDHE PILOT AVIONI KA PA GJITH ATO FILMA.... PO TË DONTE PILOTI ULEJ NË TR.... POR JA KA DASHT ME IA FUT SHQIPTARIT... I KA ÇU NË BRINDIZI...ME I SHPËTU JETËN.
Albanianate Po piloti ju informoi qe nuk dua qe te vriteni. Popull pa piken e llogjikes. Policia e brindisit ti fusi nja 15 dite brenda. Aeroporti I brindisit ju shpetoi jeten dhe ju e dhunoni ne vend qe te falenderoni.nuk kemi zbritur akoma nga pemet,dhe po na del prape bishti
PërgjigjuRRINI URTE O KAFSHE.....ITALIA TIA HYJE NE DRU KETYRE NDYRESIRAVE....
PërgjigjuNe fakt e kuptoj qe njerzit jane te acaruar por te thyesh aeroportim Nuk zgjidhet problemi.
PërgjigjuNuk zgjidhet problemi por marin nje pergjigje
po shyqyr qe jane ndalur, cka duan ato me thy kryet. nese piloti se sheh te arsyshme dicka din.
Përgjigju