Një nga pasagjeret e fluturimit të Wizz Air nga Bergamo drejt Tiranës ka rrëfyer momentet e vështira të përjetuara në bord, pasi avioni u detyrua të devijojë dhe të ulet në Brindisi.
"Ndodhi diçka që ska ndodhur më parë. Në avion ishim 200-300 persona, të nisur nga Bergamo për Tiranë. U nisëm me vonesë dhe mbetëm në ajër për gjysëm ore dhe më pas piloti tha që për shkak të kushteve atmosferike nuk mund të uleshim dhe duhet të kthehemi mbrapsht. Ne nuk e dinim ku po shkonim. Kishte fëmijë, të moshuar, të sëmurë ! Të gjithë ishim të frikësuar! Vetëm kur pamë që kishim mbërritur në Brindisi, një vend që është tepër larg. Tani duhet të gjejmë zgjidhje për të shkuar në Romë, për të gjetur fluturimin e rradhës drejt Tiranës" tha ajo
Pasagjerja shtoi se mes udhëtarëve kishte shumë tension.
“Ishte normale që njerëzit të ishin të shqetësuar. Një zonjë me probleme me zemrën humbi ndjenjat dhe iu dha ndihma e shpejtë. Kishte edhe fëmijë që janë në udhëtim që nga dje në mëngjes,” tha ajo.
Lajmi kryesor:
Kaos në aeroportin e Brindisit, dy fluturime për në Tiranë devijuan nga moti i keq! 100 pasagjerë futen me forcë në pistë, do vijnë në Shqipëri me traget





