Një pasagjer ka shkaktuar panik gjatë fluturimit për në Korenë e Jugut, pasi ka hapur derën e avionit që ishte ende në ajër.
Një pasagjer i linjës së fluturimit Asian Airlines është arrestuar pasi hapi derën e emergjencës teksa avioni po ulej në Korenë e Jugut dhe ishte ende 250 metra nga toka.
Policia tha se burri pohoi gjatë marrjes në pyetje se ishte i stresuar pasi kishte humbur punën, ndaj kishte ndërmarrë veprimin.Policia tha gjithashtu se pasagjeri ishte në gjendje të rënduar psikologjike dhe kishte tentuar të hidhej nga avioni.
Të gjithë 194 pasagjerët i mbijetuan fluturimit, i cili përfundoi në mënyrë të suksesshme, por me derën e tij ende të hapur në Aeroportin Ndërkombëtar Daegu, të Koresë së Jugut.
Disa pasagjerëve u ranë të fikët, ndërsa të tjerë kishin probleme me frymëmarrjen dhe u dërguan në spital, raportojnë mediat lokale. Personi përgjegjës për këtë, rreth të 30-ave, u arrestua pas uljes së avionit.
Videoja e një pasagjeri të shpërndarë në mediat sociale tregon boshllëkun në anën e majtë të avionit dhe erërat që godasin rreshtat e pasagjerëve të ulur.
Stjuardesat nuk kishin mundur ta ndalonin sepse avioni ishte gati të ulej, treguan dëshmitarët për mediat lokale.
M.T/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Janar, 20:34
15 vite nga ‘21 janari’, kush mendoni se urdhëroi për të qëlluar qytetarët?
-
Garda
8.1%
-
Sali Berisha
82.4%
-
Nuk e di
9.6%
Vota total: 2636
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tenis/ Alcaraz fiton superndeshjen kundër Sinner në Korenë e Jugut
10 Janar, 10:58
-
Pezullimi i fluturimeve në Greqi! Ngrihet një komision për të kryer hetime, qeveria greke: Nuk kemi të bëjmë me sulm kibernetik
5 Janar, 14:39
-
Korea e Jugut kërkon 10 vite burg për Ish-presidentin Yoon Suk-Yeol, akuzat ndaj tij
26 Dhjetor 2025, 08:11
-
Koreja e Jugut dhe SHBA finalizojnë marrëveshjen për ndërtimin e nëndetëseve me energji bërthamore
16 Nëntor 2025, 08:17
-
Trump dhe Xi rreth dy orë takim, shefi i Shtëpisë së Bardhë: Kemi një marrëveshje, nënshkrimi afër! Në Prill shkoj në Kinë! Ul edhe tarifat doganore me 10%
30 Tetor 2025, 07:08
-
Trump në Korenë e Jugut, i dhurohet një kurorë e artë dhe vlerësohet me medaljen më të lartë të vendit
29 Tetor 2025, 12:05
-
Donald Trump dëshiron të takojë liderin e Koresë së Veriut
25 Gusht 2025, 20:01
-
Koreja e Veriut pranon dërgimin e trupave në Rusi, SHBA: Të shqetësuar për përfshirjen e drejtpërdrejtë në luftë! Seuli: Shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar
28 Prill 2025, 07:50
-
Plan rus për bomba në avionë? Çfarë duhet të dini rreth akuzave të Polonisë
16 Janar 2025, 13:07
-
Shqiptarët 'dorëzojnë' makinat e vjetra, ndikuan automjetet e shumta të ardhura nga Koreja e Jugut
7 Janar 2025, 21:28
-
Koreja e Veriut teston një raketë gjatë vizitës së Blinkenit në Seul
6 Janar 2025, 09:20
-
Autoritetet e Koresë së Jugut pezullojnë përpjekjet për të arrestuar Presidentin Yoon
3 Janar 2025, 16:20