Një pasagjer britanik ka shkaktuar kaos pak para fluturimit të Ryanair nga Kroacia, pasi tentoi të hapte derën avionit i cili ishte në nisje të fluturimit.
Në videon që ka bërë xhiron e rrjetit tregohet momenti i tmerrshëm kur pasagjeri 27-vjeçar i bën rezistencë oficerëve të sigurisë së avionit, të cilët u përpoqën ta ndalonin pasi ai tentoi të hapte derën e avionit.
Ai shihet duke u bërtitur pasagjerëve të tjerë dhe ekuipazhit në korridoret e avionit, teksa avioni përgatitet të niset nga Aeroporti i Zadarit.
Në një seri videosh të shpërndara në TikTok, burri shihet duke ngritur grushtin drejt derës së avionit, ndërsa pasagjerët e tjerë dëgjohet të bërtasin ‘oh zot!’.
Kjo ka shkaktuar panik në bord dhe pasagjerët e shqetësuar dëgjohen teksa ulërasin nga frika.
Një pasagjere dëgjohet teksa bërtet dhe thotë: 'Çfarë po bën ai?!', përpara se pasagjerët tjerë të ndërhyjnë duke e neutralizuar të riun.