Rreth 10 milionë lekë të vjetra është shuma që u është mbajtur deputetëve nga pagat në muajin mars. Arsyet janë të ndryshme, nga përjashtimet tek mungesat pa arsye në seancat plenare dhe komisionet parlamentare.
Elda Hoti dhe Belind Këllicci kryesojnë listën me 12 ditë mungesë në parlament dhe me 125 mijë lekë të mbajtura nga paga në muajin mars. Flamur Noka dhe Klevis Balliu kanë 11 ditë mungesë që përkthehen rreth 115 mijë lekë të mungesë në pagë.
Albana Vokshi dhe Fidel Kreka kanë nga 10 ditë mungesë dhe me minus 100 mijë lekë në pagë secili. Mungesa kanë bërë edhe deputetë të tjerë të gjithë të opozitës
Por jo vetëm mungesa në rrogë deputetët kanë marrë edhe shpërblime mbi pagën. 22.953.000 lekë ose rreth 230 mijë euro është shuma totale e përfitimeve të të gjithë deputetëve në muajin mars 2026.
Ndër përfitimet janë edhe subvencionimi i qirasë së shtëpisë në Tiranë. 21 deputetë kanë përfituar qira me vlerë nga rreth 350 euro. Listën e kryeson vetë kreu i Kuvendit Niko Peleshi
Por ka edhe deputetë që shikojnë nga e ardhmja. Dy prej tyre kanë nisur pagesat për pension privat në kompanitë e sigurimit. Ermal Elezi paguan 50 000 lekë në muaj ndërsa Ardit Bido 10 000 lekë në muaj.
Nga ana tjetër 25 nga 140 deputetë të kuvendit duket se nuk kanë nevojë për rrogën, pasi përfitimet që marrin nga Kuvendit janë më të larta sesa vetë paga mujore!
Emrat e deputetëve të Kuvendit të cilët janë gjobitur me ndalesë page nga Kuvendi
Komente









