Kaos në radhët e republikanëve në SHBA

Kjo nuk ka ndodhur kurrë në 100 vitet e fundit: Kandidati i partisë Republikane që ka shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve nuk ka marrë votat e mjaftueshme as në ditën e dytë të votimeve. "Presidenti nuk është zgjedhur”, deklaroi kryetari i përkohshëm pas votimit, një ngjarje e paparë në shekullin e fundit. Në fakt, ky duhej të ishte kulmi i karrierës së Kevin McCarthy. Para votimit, kandidati republikan 57-vjeçar deklaroi: "Mund të ketë një luftë në plenum. Por është një luftë për përfaqësimin e Dhomës dhe vendit”.

20 vota të republikanëve kundër

McCarthy ishte i vendosur të përsëriste votimin derisa të merrte shumicën e nevojshme për zgjedhjen në këtë post. Por, në dy raundet e para të votimit, ai pësoi një disfatë katastrofike. Kundër tij votuan 19 përfaqësues nga radhët e vet Partisë së tij Republikane, që është më shumë se sa që pritej. Në raundin e tretë, numri i kundërshtarëve në radhët e republikanëve u rrit madje në 20 vota kundër. E vetmja rrugëdalje ishte ndërprerja e seancës - që edhe ndodhi. Por ai nuk arriti të sigurojë shumicën e votave as në ditën e dytë të votimeve, ndonëse vet ish-presidenti Donald Trump bëri thirrje që të votohet për këtë kandidat.

Se si do të zhvillohen gjërat më tej është plotësisht e hapur. Një gjë është e sigurt: Republikanët janë të përçarë si kurrë më parë. Për rebelët në të djathtën e partisë, McCarthy nuk është mjaftueshëm vendimtar në luftën kundër Presidentit Joe Biden dhe demokratëve të tij. Kundërshtari i McCarthy, Matt Gaetz, i tha televizionit PBS: "Nëse doni të thani kënetën, nuk mund t'ia besoni këtë aligatorit më të madh".

Mbështetësi i McCarthy, Lisa McClain thotë: "Unë mendoj se Kevin do të negociojë me anëtarët e partisë që nuk e votuan ate. Ai do t'i pyesë se çfarë kërkojnë ata për ta votuar." Por McCarthy kishte mbajtur tashmë bisedime të tilla javën e kaluar - ato përfunduan pa sukses.

Disa kandidatë

Ish-deputeti republikan Charlie Dent i tha rrjetit CNN se McCarthy duhet të heqë dorë dhë të hapë rrugë për një kandidat tjetër republikan. "Kjo duhet të vijë nga njerëzit që e mbështesin atë. Ata duhet ta bindin atë të tërhiqet. Por është e mundur që kjo kërkon disa ditë”.

Si kandidat i mundshëm është edhe Jim Jordan, një mbështetës i fuqishëm i ish-presidentit Donald Trump. E një kandidat i mundshëm është edhe Steve Scalise, deri më tani njeriu i dytë në Dhomën e Përfaqësuesve, pas McCarthy, i cili ndoshta ka shansa edhe më të mira.

“Ky është kaos"

Presidenti i ardhshëm i Dhomës së Përfaqësuesve është zyrtarisht personi i tretë më me ndikim në vend, pas presidentit dhe zëvendëspresidentit. Pa një president të ri, Dhoma e Përfaqësuesve nuk mund të funksionojë. Vetëm pas zgjedhjes së suksesshme të presidentit, përfaqësuesit mund të betohen dhe mund të emërohen kryetarët e bordeve.

Përfaqësuesi demokrat Daniel Goldman e përshkroi situatën në TV MSNBC kështu: "Është thjesht kaos". Kjo  tregon paaftësinë e plotë të republikanëve për të bërë kompromis dhe për të qeverisur. Në Kongresin, ata do të përndiqen nga ekstremistët në partinë e tyre”./ DW

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja