Janë pamjet e më shumë se 200 makinave që u bllokuan një ditë më parë në Qafë Murrizë, në by-passin e Rrugës së Arbrit, aks që lidh lidh Zall-Bastarin në Tiranë me Xibrin në Klos.
Pavarësisht se nga rrjetet sociale kompania që ndërtoi rrugën njoftoi se ajo do të ishte e paaksesueshme deri në datën 29 nëntor, shumë qytetarë nuk kanë qenë në dijeni. Në datën 23 nëntor kompania “Gjoka Konstruksion” njoftoi në Facebook se nuk do të lejohej lëvizja deri në hapjen zyrtare.
Për disa orë me radhë mjetet qëndruan të bllokuara, ndërsa mbizotëroi kaosi. Mes pasagjerëve ka pasur edhe shumë të mitur. Koha e keqe dhe me reshje të dendura shiu vuri me tej në vështirësi udhëtarët. Në vendngjarje shkoi edhe policia për të qetësuar situatën. Qarkullimi i mjeteve u rihap vetëm për të shpërndarë radhët e gjata që ishin krijuar për disa orë.
Qarkullimi në Rruga e Arbrit do të nis zyrtarisht ditën e hënë, në datën 29 nëntor dhe do të shkurtojë rrugën për në Klos me 70 km. Nga km 0 në dalje të Tiranës deri te ura në Klos, distanca tashmë është vetëm 35 km. Punimet për Rrugën e Arbrit nisën në verën e 2009-ës dhe brenda mandatit të demokratëve përfundoi njëri lot. Pjesa më e vështirë dhe më e kushtueshëm ishte segmenti Ura e Brarit – Tunelit Qafë Murriz, me gjatësi 34 kilometra. Vetëm në Qershor të 2018 nisën zyrtarisht punimet për këtë segment. Afati zyrtar për përfundimin e punimeve, sipas kontratës, është pranvera e 2022, por hapja e rrugës në fund të nëntorit bëhet për të lehtësuar qarkullimin e qytetarëve të këtyre zonave.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet ti jepet Bashës një shans tjetër për të drejtuar PD-në?
-
Po
48.6%
-
Jo
47.1%
-
Nuk e di
4.2%
Vota total: 2671
Lajme të tjera
-
Klos, makina del nga rruga dhe përfundon 30 metra në greminë! Banorët shpëtojnë 2 turistët francezë, i transportojnë drejt Traumës
4 Qershor, 16:57
-
Përplasi me makinë këmbësoren, arrestohet 70 vjeçari në Peshkopi! E plagosura transportohet në spitalin e Traumës
4 Qershor, 16:04
-
Mbi 50 banorë banorë të helmuar në Gjoricë të Bulqizës, shkak uji i ndotur! Ndërpritet furnizimi me ujë
4 Qershor, 10:35
-
Helmohen 30 banorë në Bulqizë, marrin ndihmë mjekësore në spital! Policia: Në bashkëpunim me AKU-në po hetojmë ngjarjen
3 Qershor, 18:27
-
Zbulohen sera me lëndë narkotike në Mat, asgjësohen 164 fidanë kanabis! Në kërkim 44-vjeçari
3 Qershor, 10:59
-
Ishin duke pirë në një lokal dhe u konfliktuan, plagoset 39-vjeçari në Mat! Në kërkim autori
1 Qershor, 07:37
-
Gërryenin me mjete të rënda shtratin e lumit pranë fshatit Xibër dhe merrnin inerte, nën hetim dy persona në Mat
31 Maj, 13:28
-
‘Rruga e Arbrit’, Rama ndan fotot: Shumë shpejt hapet tuneli i Murrizit, gjeologjia e vështirë solli vonesa
30 Maj, 16:13
-
Dibër/ Rrahu gruan dhe djalin dhe i kërcënoi se do i vriste, vihet në pranga 46-vjeçari
28 Maj, 12:05
-
Vëllai e denoncoi të humbur, 13-vjeçari gjendet i mbytur në liqenin pranë fshatit Shumbat të Dibrës! Viktima ishte futur për t'u larë
25 Maj, 08:39
-
Piktorët e njohur bashkojnë penelat me fëmijët me aftësi të veçanta në Peshkopi
23 Maj, 11:27
-
Rama në Peshkopi: Votuat me mendje, jo me zemër! Shuplaka ndaj koalicionit Berisha-Meta, shpejton ringritjen e opozitës
22 Maj, 17:48