TIRANË- “Në emër të PS, sot në 2 prill do të ishte në nderin e Kuvendit të merrnim edhe një minutë heshtje në përkujtim të 4 dëshmorëve të demokracisë.” Mjaftoi kjo deklaratë e kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, dhe në Kuvend, u kthyen tensionet.
Opozita e quajti provokim propozimin e socialistëve për të nderuar me 1 minutë heshtje 4 viktimat e masakrës së 2 prillit në Shkodër, dhe nën drejtimin e Flamur Nokës bllokuan foltoren në shenjë revolte.
“Mund t’i bini foltores sa të doni, me dhunë nuk merret fjala. Mos ndërprisni punimet e Kuvendit”, tha Niko Peleshi.
Në mes të këtij kaosi, socialistja Bora Muzhaqi tentoi të marrë fjalën, por deputetja e PD, Elda Hoti, nuk e lejoi. Këtu, lindi një përplasje e demokrate Hoti me Taulant Ballën, që çoi deri në ndërprerjen e seancës.
Ky pushim jo vetëm që nuk uli tensionet, por i çoi edhe më tej në përplasje fizike, siç u pretendua, kur transmetimi Live i seancës ishte shkëputur.
Me pretendimin se Balla ofendoi dhe kërcënoi deputeten Hoti, Flamur Noka goditi me shishe uji kreun e grupit parlamentar socialist, siç kjo video tregon.
Gjithashtu Noka, gjatë kohës që seanca ishte në pushim për shkak të rrëmujës që u shkaktua në sallë, ka kërcënuar rëndë Taulant Ballën.
“Do të të rrjep si kec. Je ai që kërcënon dhe shantazhon deputetet e opozitës. Të bëj atë që as nuk të shkon në mendje”, mësohet t’i ketë thënë Noka – Taulant Ballës.
Kthimi në seancë ishte po ashtu i tensionuar. Taulant Balla u mor në mbrojtje nga gardistët, ndërsa deputetët e opozitës hodhën sërish akuza në drejtim të tij se provokoi tension dhe ofendoi gratë deputete.
“Po e çoni kuvendin në konflikt fizik, kjo është përgjegjësi e juaja”, tha Bardhi.
“Këtu do të bëhet nami nëse e con para atë propozim, ky ofendon dhe ju dënoni deputetet e PD, o do flasim o do konfliktohemi”, tha Gent Strazimiri.
Me direktivë të Nokës, sërish foltorja u zaptua. Ndërsa as sqarimi i Ballës nuk mjaftoi.
“Deputetët e Shkodrës kanë kërkuar që grupi ynë ta propozojë në këtë 35-vjetor mbajtjen e 1 minutë heshtje në përkujtim të dëshmorëve të demokracisë, PS i respekton të gjithë dëshmorët”, sqaroi Balla.
Përplasja mes dy zonjave të dy kampeve, Albana Vokshit dhe Bora Muzhaqit çoi në ndërprerjen sërish të seancës.
“I hoqët fjalën Eldës dhe ia dhatë Muzhaqit që nëse do të kishte një fije integriteti nuk duhet ta kishte pranuar. Ajo realitetin nga memet shpesh herë nuk e kupton dot”, tha Albana Vokshi.
“Si do ndiheshit ju, si do ndiheshe ti Vokshi sikur vajzës tënde ti thonin këtë që më the ti mua. Si do të vinte”, iu kundërpërgjigj Muzhaqi.
“Mos i përmend fëmijët e mi, mbylle gojën, fëmijët e mi mos i përmend kurrë”, iu kthye Vokshi.
Për t’u kthyer, vetëm për të votuar rendin e ditës pas 2 orëve sherr për masakrën e 2 prillit dhe mbyllur seancën pa çuar deri në fund diskutimet. Opozita braktisi votimin.
“Roli i opozitës tentohet të zerohet në Kuvend dhe ne nuk jemi të gatshëm të pranojmë zerimin e rolit të opozitës në Kuvend”, tha Bardhi.
Maxhoranca, votoi e vetme të gjitha projektligjet e rendit të ditës, mes të cilave edhe rizgjedhjen e Denar Bibës te Autoriteti i Konkurrencës.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, hodhi akuza të forta ndaj mazhorancës socialiste, pas daljes nga salla e Kuvendit.
Blushi tha gjatë fjalës së tij para mediave se në emër të Partisë së Lirisë dënon atë që ai e cilësoi si shkelje e rregullores së Kuvendit.
Blushi deklaroi gjithashtu se qeveria Rama u heq taksat oligarkëve dhe nuk pranon të ulë TVSH-në për produktet e shportës dhe heqjen e 2 taksave për uljen e çmimit të karburantit.
“Në emër të grupit të PL-së dënoj shkeljen e rregullores së Kuvendit. Kryetari i Kuvendit duket se është në atë pozicion vetëm për të fituar rrogën, sepse defacto kryetari i Parlamentit është kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së. Të gjithë shqiptarët e panë për të disatën herë një akt skandaloz të hedhjes në votim të së drejtës për t’i mohuar opozitës të flasë për shumë projektligje të rëndësishme, një prej të cilave për pronat e sekuestruara të krimit të organizuar, të cilat duhet të shkojnë për policët e rënë në krye të detyrës.
Por ky Kuvend është shndërruar në rrobaqepësi për të qepur ligje me porosi nga klientët e Ramës. Për të qepur ligje për projekte fantazmë, si ai për Duranën e famshme, të cilën unë vetë e kam denoncuar. Është për të vënë duart mbi kokë sepse bëhet fjalë për një projekt korruptiv. Kjo shumica nga njëra anë u heq taksat oligarkëve dhe nga ana tjetër refuzon të miratojë dy projektligje të rëndësishme, atë për uljen e tvsh për ushqimet e shportës, nga 20% në 15% dhe projektligjin për uljen e çmimit të naftës përmes heqjes së dy taksave.
Tani me dhunë dhe forcë kartoni, në një akt të paprecedentë, që nuk nodhin as në Kuvendet e Rusisë dhe Bjollorusisë, nuk besoj se ndodhin të till akte kaq flagrante, por sigurisht këto ndodhin në Kuvendin e Shqipërisë. Prandaj ftoj gjithë qytetarët në protestën e 17 prillit, sepse fjalën duhet ta ketë vetëm sovrani”, tha mes të tjerash Blushi.
Në përfundim të punimeve, të cilat u mbyllën më shpejt seç ishte parashikuar për shkak të dhunës së shkaktuar nga opozita, Kuvendi i Shqipërisë votoi pro rizgjedhjes së Denar Bibës si anëtar të Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës, si dhe emëroi Diana Dervishin si anëtare të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.
Një pjesë e votimeve u kryen pa praninë e opozitës, sepse deputetët e Partisë Demokratike braktisën sallën e Kuvendit
Votimet:
Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Traktatin e Singaporit mbi Ligjin e Markave Tregtare, bërë në Singapor, më 27 mars 2006”.
79 vota pro/ 1 votë kundër
Projektligji “Për ratifikimin e vendimit nr. 1/2025 të Komitetit të Përbashkët, i krijuar nga marrëveshja e tregtisë së lirë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Turqisë, për ndryshimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Turqisë, duke zëvendësuar protokollin II të saj, në lidhje me përcaktimin e konceptit të “produkteve origjinuese” dhe metodave të bashkëpunimit administrativ”.
77 vota pro/ 2 vota kundër
Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Traktatin e Najrobit për Mbrojtjen e Simbolit Olimpik, bërë në Najrobi, më 26 shtator 1981”.
78 vota pro, 1 votë kundër
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 58/2022, “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin parqeve teknologjike dhe shkencore””.
79 vota pro, 2 vota kundër
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 34/2019, datë 17.06.2019, “Pёr administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara”, të ndryshuar”.
4 vota pro/ 79 vota kundër
Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarit të Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës”
Denar Biba 75 vota pro, 0 abstenim, 5 kundër
Eldian Balla 71 vota kundër, 3 vota pro, 5 abstenim
Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare”
Diana Dervishi 74 vota pro, 4 vota abstenim, 1 votë kundër
Projektvendimi “Për një ndryshim në vendimin nr. 61/2025, “Për caktimin e kryesive të komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar”
Deputetja Aulona Bylykbashi largohet nga sekretare e Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale 78 vota , 1 votë kundër
Projektvendimi “Për një ndryshim në vendimin nr. 64/2025, “Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar”
Deputetja Aulona Bylykbashi caktohet Anëtare te Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
Opozita u largua nga salla në momentin që me kërkesë të PS-së u kalua në votim pas 2 orëve sherr. Bardhi tha se propozimi i Taulant Ballës për 1 minutë heshtje për masakrën e 2 prillit 1991 ishte provokim nga përfaqësuesi i partisë që vrau 4 të rinjtë.
“Sot në një akt provokimi, përfaqësues i partisë që vrau 4 qytetarë në 2 prill 1991 provokoi deputetët e opozitës duke fyer familjet e tyre dhe duke kërkuar 1 minutë heshtje kur në sallë nuk kishte më shumë se 10 deputetë. Në shkelje të rregullores, kryetari i Kuvendit nuk na dha fjalën. Kërkova që heshtja solemne në nderim të 4 dëshmorëve të demokracisë të bëhej në një orar kur të 140 deputetët të ishin prezentë”, tha Bardhi.
Bardhi hodhi akuza edhe për sjelljen në sallë ndaj deputeteve të opozitës, duke deklaruar se ato janë kërcënuar.
“Deputete femra të opozitës u kërcënuan nga një njeri që për shkak të frikës që ka, nuk ka guximin të merret me burrat në Kuvend dhe është e disata seancë që merret me gratë,” tha ai.
Bardhi nuk shpjegoi se çfarë strategji do të ndjekë opozita në vijim, por ai theksoi se ne nuk jemi të gatshëm të pranojmë zerimin e rolit të tyre në Kuvend, duke akuzuar Peleshin se është faji i tij që parlamenti nuk po funksionon më.
“Miratuan 7-8 projektligje pa asnjë diskutim, pa kuptuar çfarë po voton Kuvendi. Në mënyrën si po e katandis parlamentin Niko Peleshi, nuk do jetë e largët dita kur Kuvendi të mos funksionojë më. Sot kam listuar një sërë shkeljesh që lidhen me të drejtat e opozitës. Do duhej të kishim miratuar një rezolutë për procesin e integrimit dhe kryetari i kuvendit nuk guxon ti thotë qeverisë që ke shkelur ligjin dhe nuk ke raportuar. Kërkojmë interpelanca me kryeministrin ai nuk vjen dhe kryetari i kuvendit nuk guxon ti thotë që e ke detyrim të vish. Në këto kushte roli i opozitë tentohet të zerohet në Kuvend dhe ne nuk jemi të gatshëm të pranojmë zerimin e rolit të opozitës në Kuvend. Shkaktar për atë që tentohet të provokohet në vijim është mazhoranca dhe Peleshi. Ka thirrur brenda ditës së sotme takim konsultativ me krerët e grupeve. Ne sot kemi një kryetar Kuvendi që nuk ka aftësi, kompetencën dhe kurajon për të ushtruar funksionin e numrit 2 të shtetit. Është kthyer në vartës të rëndomtë të ballës. Detyra e tij është ti qëndrojë strikt asaj që parashikon Kushtetuta dhe rregullorja. Nuk duam që kuvendi të jetë jofunksional, duam të jetë funksional por sipas standardeve minimale, s’po kërkojmë maksimalen. Ato që janë të drejta të opozitës, janë të drejta të opozitës”, tha Bardhi.
Për shkak të dhunës verbale dhe fizike të deputetëve të opozitës, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, propozoi mbylljen e diskutimeve në Kuvend dha kalimin direkte në votim të akteve të parashikuara në rendin e ditës, kërkesë e cila u aprovua me kartonat e mazhorancës.
"Edhe kur në sallën e kuvendit shqiptar deputetët kërcënohen me jetë se nuk do të vijnë më të gjallë në sallë, kur një deputete tjetër i thotë “nuk shkel më këtu”, kur deputetët goditen për shkak të detyrës me mjete të forta, me këtë kusht provokim mbylljen e diskutimit dhe kalimin për votim, ju lutem ta hedhim për votim kërkesën time",- tha Balla.
Një moment tjetër është kapur nga kamerat e gazetarëve në Kuvend, kur deputeti i PD-së, Flamur Noka, shtyn me forcë deputetin tjetër të PD-së, Gent Strazimiri, dhe e urdhëron të shkojë te foltorja për të vijuar përplasjet me Gardën.
Dy deputetet Albana Vokshi dhe Bora Muzhaqi janë përfshirë në një debat të ashpër verbal në Kuvend. Vokshi i tha Muzhaqit se nëse do kishte pak integritet nuk do e kishte marrë fjalën në Kuvend pasi Niko Peleshi ia hoqi të drejtën Elda Hotit. Deputetja e PD shtoi se Muzhaqi nuk e kupton realitetin për shkak të memeve.
“Keni kryetarin e grupit të PS që fyen në mënyrë të vazhdueshme, intimidon dhe kërcënon burrat dhe tani e ka bërë zakon të gjitha gratë. Zoti kryetar, ju jeni përgjegjës për këtë situatë në këtë sallë. I hoqët fjalën Eldës dhe ia dhatë Muzhaqit që nëse do të kishte një fije integriteti nuk duhet ta kishte pranuar. Ajo realitetin nga memet shpesh herë nuk e kupton dot. Nuk pres që asnjëra prej tyre grave të çohet dhe të mbrojë të drejtat egrave në seancë. I bëj një pyetje këtyre burrave ore e keni motra, a keni gra? A ju vjen turp që bëheni të gjithë pas atij të paburri? Nxirreni jashtë në këtë moment”, tha Vokshi.
Në kundërpërgjigje, Muzhaqi i tha Vokshit që të laojë gojën me sapun kur përmend integritetin e saj. Debati vijoi edhe më tej, kur ajo e pyeti si do të ndihej Vokshi sikur vajzës së saj t’i drejtoheshin më të njëjtat fjalë.
“Disa njerëz duhet të lajnë gojën me sapun, para se të përmend integritetin tim. Edhe me shampo lajeni, lajeni mirë e mirë se u është bërë sajesa. Kur flasin ca njerëz për integritet tim o zot o perëndi nuk di çfarë të thuash. Gratë kanë nisur viktimizohen dhe u duket sikur marrin ndonjë lloj simpatie. Sa kohë jemi bërë bashkë me deputetet e pd, turp që na përmenden gjëra që s’kanë fakte. Këta burrat duhet të mendohen se vërteta tha Vokshi keni gra nëpër shtëpia, a keni kalamaj, vajza. Si do ndihedhit ju, si do ndiheshe ti Vokshi sikur vajzës tënde ti thonin këtë që më the ti mua. Si do të vinte”, iu kundërpërgjigj Muzhaqi.
Reagimi i Vokshit ishte i ashpër duke i kërkuar deputetes së PS që të qepë gojën dhe të mos e përmendë vajzën e saj.
Albana Vokshi: Mos i përmend fëmijët e mi, mbylle gojën, fëmijët e mi mos i përmend kurrë,
Bora Muzhaqi: Ti mos mi përmend mua, kam edhe unë mama në shtëpi, kam edhe unë baba në shtëpi.
Albana Vokshi: Mbylle gojën po të them edhe njëherë, hesht, fëmijët e mi në këtë grup të qelbur mos i përmendë, turp të të vijë, turp të të vijë.
Bora Muzhaqi: Ti mos mi përmend mua.
Deputetja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli riktheu dhe njëherë shprehjen “Kape për zhelesh e nxjerre përjasht”, shprehje e përdorur prej saj në kohën kur ishte kryetare Kuvendi. Kësaj radhe ia drejtoi Taulant Ballës pas ofendimeve që ky i fundit i ka bërë grave të PD.
“Kryetar i kuvendit, kur drejton seanca ka një rregullore dhe nuk ka një nen që dënon gjithmonë deputetët e opozitës. Është e mira që të mbash rregull nëse mund të quhet parlament, që të shohësh të gjitha nenet. Nuk është normale dhe ska ndodhur që një nën e 2 fëmijëve, fëmijët e të cilës janë kërcënuar nga bandat gjatë fushatës, të ofendohen me një fjalor aq vulgar q sa në shpellat e mafies nuk përdoren se dhe ato kanë një kod. Nuk ka ndodhur kurrë që deputeti të provokojë mbi dhimbjen e vrasës së 4 dëshmorëve të demokracisë. kurrë një paburrë provon mbi të vdekurit dhe merret vetëm me gra, ka vetëm një shprehje, merre zoti kryetar, kape për zhelesh e nxjerre përjashta”, tha Topalli.
Ndërkohë Peleshi, pas fjalës së Topallit tha se “Unë p.sh. mendova se e kishim lënë pas, s'e mendoja që do vinte dita që të rikthenim sërish "kape për zhelesh e nxirre jashtë.”

Gazetari i Report Tv Isa Myzyraj tregon se deputeti i PD, Flamur Noka, gjatë kohës që seanca ishte në pushim për shkak të rrëmujës që u shkaktua në sallë, ka kërcënuar rëndë Taulant Ballën.
“Do të të rrjep si kec. Je ai që kërcënon dhe shantazhin deputetet e opozitës. Të rrjep si kec. Të bëj atë që as nuk të shkon në mendje”, i ka thënë Noka – Taulant Ballës.
Sakaq, Noka gjithashtu ka tentuar dhe të godasë me shishe ujë Ballën.
Kreu i grupit të PS, Taulant Balla tha se kërkesën për 1 minutë heshtje për masakrën e 2 prillit e bëri pasi e kishin kërkuar deputetët e Shkodrës. Balla tha se kanë kërkuar masë për deputeten Elda Hoti, e cila i mori kartën e deputetes Bora Muzhaqit dhe nuk e lejoi të flasë.
“Deputetët e Shkodrës kanë kërkuar që grupi ynë ta propozojë në këtë 35-vjetor mbajtjen e 1 minutë heshtje në përkujtim të dëshmorëve të demokracisë, PS i respekton të gjithë dëshmorët. Skenarët e porositur dhe humbja e largpamësisë politike që kuvendi të gjente një momentin për të mbajtur 1 minutë heshtje, nuk propozova të mbahej menjëherë, por të gjehej një moment për të organizuar një gjë të tillë. Ato që thatë për PS, ajo është një çështje për të cilën Ruçi ka dalë me dëshirë para dritësisë dhe drejtësia ka folur qartazi sa i përket çdo lloj insituate politike. Keqardhje për këtë degradim”, tha Balla.
Gjatë fjalës së Ballës, deputetët e opozitës ishin afruar pranë tij dhe e quajtën "ushtari i Suel Çelës".
Gjatë momentit që seanca plenare ishte në pushim për shkak të rrëmujës që shkaktuan deputetët e PD në sallë, Flamur Noka ka tentuar të godasë me shishe uji Taulant Ballën.
Situata u tensionua pasi Balla kërkoi të mbahej 1 minutë heshtje në Kuvend për 4 dëshmorët e 2 prillit në Shkodër. Kjo ka nxitur revoltë nga deputetët e PD duke akuzuar Partinë Socialiste si përgjegjës. Pas këtij incidenti, Balla është marrë në mbrojtje nga Garda.
Një gardist i Kuvendit po qëndron përsëri krah Taulant Ballës në sallën e parlamentit pas sherrit të ndodhur pak më parë. Partia Demokratike thotë se Balla ka kërcënuar e ofenduar gratë e partisë ndërsa kërkojnë dhe përjashtimin e tij nga salla. Ndërkohë deputetë të PD kanë tentuar të godasin me shishe ujë Ballën.
Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi akuzoi Niko Peleshin se është ai që po e çon Kuvendin drejt një konflikti fizik, pas debateve në sallë ku Noka bllokoi edhe foltoren. Bardhi tha se Peleshi nuk respektoi rregulloren dhe nuk lejoi opozitën që t’i kundërpërgjigje kërkesës së Taulant Ballës për të mbajtur 1 minutë heshtje në nderim 35-vjetorit të masakrës së 2 prillit 1991. Bardhi dha se Balla u tall me familjarë e dëshmorëve pasi në sallë ishin vetëm 10 deputetë dhe duhet caktuar një orar i përshtatshëm kur të jenë të gjithë ligjvënësit në sallë.
Kreu i grupit të PD hodhi akuza ndaj Ballës se ka kërcënuar deputetet e PD dhe kërkoi përjashtimin e tij.
“Po e çoni kuvendin në konflikt fizik, kjo është përgjegjësi e juaja. Ti heq fjalën koleg dhe t’ia japësh të tjerëve, kjo po e çon kuvendin në përplasje fizike dhe përgjegjës jeni vetëm ju sepse nuk respektoni asnjë rregull të bashkëjetesës mes palëve në seancë. Kreu i grupit pasi u ngrit në foltore dhe bëri pis duke provokuar familjet 4 dëshmorëve të demokracisë të vrarë nga ish-sekretari i përgjithshëm i partisë suaj, vjen këtu dhe provokon dëshmorë, familjarë, dhimbjen e tyre. Ne kërkojmë fjalën t’iu përgjigjemi kërkesës. Në sallë janë deputetë ai thotë të mbajmë 1 minutë heshtje, me kë tallet ai. Në kërkojmë fjalën të shprehemi dhe ju refuzoni ta zbatoni. Ngrihet dhe kërcënon gratë deputete të opozitës. Si mundeni të silleni ju në këtë formë, të kërcënoni në çdo moment. Zotëria që guxoi të kërcënonte deputete femra do duhet të dalë përjashta. Kjo seancë të ketë mundësi të funksionojë në normalitet. I shoh zonjat e PS që zgërdhihen, kur fyet një femër, kur kërcënohet një femër në mënyrë të përsëritur nga i njëjti individ. Njëherë në foltore, njëherë me zë, njëherë pa zë”, tha Bardhi.
Deputetet gra të Partisë Demokratike thanë se Taulant Balla i ka ofenduar dhe kërcënuar ndërsa kërkojnë përjashtimin e tij nga seanca plenare.
“Jo vetëm që vetëm Peleshi, po provokon në mënyrë sistematike opozitën, po ju mohon të drejta procedurale të bazuar në rregullore, sot po heq fjalën vajzave e zonjave, por dhe burrave. Ne e dënojmë aktin e rëndë nga Taulant Balla dhe kërkon që seanca të vijojë vetëm pas përjashtimit të tij nga seanca plenare dhe të marrë dënimin maksimal. Balla nuk e ka vendin në këtë parlament. Peleshi duke provokuar situatën, ka refuzuar ti japë fjalën për procedurë deputetëve të opozitës”, tha Albana Vokshi.
Deputetja e Partisë Demokratike Elda Hoti i ka marrë kartën e deputetit deputetes së PS Bora Muzhaqi duke mos e lejuar të flasë, e cila mori nga vendi fjalën në momentin që foltorja ishte bllokuar fillimisht nga Flamur Noka e më pas nga deputetë të PD.
Hoti ka debatuar dhe me Taulant Ballën, teksa dëgjohet t’i drejtohet me fjalët: Kujdes kur flet me mua? Pse kush jam unë shoqja jote?

Gjatë seancës plenare të ditës së sotme, ish-ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka preferuar që seancën ta ndjekë nga telefoni i Ervin Hoxhës nëpërmjet videocall. Manja ishte prezent në sallë në fillim të seancës, por më pas u largua. Hoxha është fotografuar teksa po komunikon me kolegun me videocall ndërsa të dy janë duke qeshur.
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla kërkoi 1 minutë heshtje për 4 dëshmorët e 2 prillit në Shkodër. Ndër të tjera Balla iu përgjigj dhe kërkesës së Bardhit për të diskutuar në Kuvend raportin e Shqipërisë për procesin e anëtarësimit në BE në vitin 2025, i cili duhej të ishte diskutuar në Janar të këtij viti. Balla tha se afatet janë shkelur nga PS, por mazhoranca është e gatshme për të bërë debat në Kuvend për këtë temë.
Gjatë kohës që Balla po fliste nga foltorja, Flamur Noka po i drejtohej nga vendi me terma, si vrasës e akuza për lidhje me krimin.
“35 vite më parë, 4 dëshmorë të demokracisë. ( I drejtohet Flamur Nokës, i cili po fliste nga vendi) ti ndoshta nuk e di se stë lidh asgjë me PD dhe siç e thonë shumë kolegë të PD jemi problemi brenda PD.
Në emër të PS, sot në 2 prill do të ishte në nderin e Kuvendit të merrnim edhe një minutë heshtje në përkujtim të 4 dëshmorëve të demokracisë. ndërkohë që përkujtoj me dhimbje dëshmoret e 2 prillit, keqardhja më e madhe vjen nga PD që bën zhurmë kur kërkohet 1 minutë heshtje. Kjo është degradimi më kuptimplotë i asaj që nuk ka mbetur më nga PD as dinjiteti minimal për të respektuar ata që kanë një kontribut me jetën e tyre na treguan sesi duhet të sillemi.
Më duhet të hedh sytë edhe nga 31 marsi i 1991 si zgjedhjet e para pluraliste. Sot pas 35 vitesh është në detyrën e Kuvendit ne të mendojmë sesi duhet të adresojmë zgjedhjet në Shqipëri, si duhet të përmbyllim çdo reformë zgjedhore dhe sesi duhet të garantojmë që Shqipëria në 2027 të zhvillojë zgjedhjet vendore me standardet më të mira kur të kemi adresuar të gjitha rekomandimet e OSBE dhe në 2029 të jemi të gatshëm për zgjedhjet parlamentare dhe në të njëjtën kohë të kemi dhe zgjedhjet e para për parlamentin evropian. Nuk ka dyshim që Shqipëria është në një fazë intensive përfundimtare të përafrimit me BE.
4 dëshmorët e demokracisë sot flasin dhe na kujtojnë sesi duhet të sillemi kundrejt këtij momenti. Më vjen mirë që pas një fushate zgjedhore, ku ju krahu i djathtë i kësaj salle, nuk e kishit Evropën në qendër të diskursi tuaj politik, na akuzonit ne se po gënjejmë që gjatë madnati4, do të përmbyllim marrëveshjen e anëtarësimit, sot kërkoni debat për integrimin. Kur të doni, si ta doni. Të bëjmë një debat ku ishim, ku jemi dhe ku do të shkojmë. Në vitin 2013 kur Rama dhe PS morën qeverisjen, Shqipëria nuk ishte as vend kandidat. Nga ai moment e deri më sot, Shqipëria i ka hapur të gjithë kapitujt, është vendi i parë që kalon nga mekanizma i ri që është procesi i Ibarit, që është metodologjia e re e zgjerimit. Pavarësisht klithmave, jemi në një fazë të pakthyeshme të procesit qe e kemi nisur dhe do e mbyllim ne. Dritaret reale te mundësisë sonë janë sot më të hapura se kurrë. E kemi shkelur afatin, por jemi në kohën e duhur për të bere një debat siç kemi dakordësuar”, tha Balla.

Foto: Gazment Bardhi
Këtë të enjte po mbahet seanca e radhës plenare. Ndërsa qëndronte në karrigen e tij, Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi është fokusuar nga kamerat, teksa mban në dorë fjalën që ka përgatitur për këtë seancë e ndarë në pika.
Siç shihet në foto pika e parë për të ka qenë “qëndrim për seancën”, tekstin për këtë të fundit e ka shënuar me një kryq të madh.
Ndërkohë pika tjetër është “gjuha e Ramës”.
Komente












Pse nuk hetoni sali berishe qofte te Malta te partite komunuste dhe udb
PërgjigjuFlamur Noka e pi te " bardhe" kafen sa hap syte po sot e paska pi kacurrel te " bardh e te kuqe bashk" dhe shkoj ne kuvend i derbuar drogaxhiu trafikanti cubi maloku Kuksit struktura e organizuar kriminale e Sali kriminleit!
PërgjigjuApo c'po na hahet mish keçi tashi
Përgjigju