Në momentin më të mirë të mundshëm, teksa sytë e gjithë botës janë drejtuar nga Spanjë për kampionatin, por edhe për spektaklin që dhuruan dy gjysmëfinalistet Reali i Madridit dhe Barcelona në Champions League, futbollit spanjoll është përfshirë nga kaosi.

Federata Spanjolle e Futbollit ka vendosur që pas datës 16 Maj të mos zhvillohen dy javët e fundit të kampionatit, por edhe finalja e Kupës së Mbretit në shenjë protestë kundër qeverisë për shkak se qeveria vendosi që nga të drejtat televizive të mos përfitonte vetëm Reali dhe Barcelona, por edhe ekipet e vogla, ashti si në Itali, Angli dhe Gjermani.

Por, Federata Spanjolle e Futbollit mendon ndryshe duke deklaruar se formula e re e ndarjes po përdorët për qëllime politike dhe jo sportive. Pas situatës së krijuar, Presidenti i Federatës Spanjolle, Angel maria Villar do të takohet me Ministrin e Sportit, Jose ignacio Wert për të nisur negociatat me qëllim që të mos pezullohet kampionati.


d.balla/shqiptarja.com