Kaos te Parma, Andi Lila godet me
kokë italianin pas përplasjes në fushë

Kaos te Parma, Andi Lila godet me<br />kokë italianin pas përplasjes në fushë
Përpos krizës financiare Parma përfshihet edhe nga kaosi dhe shkak për këtë ka qenë lojtari me origjinë shqiptare Andi Lila, i cili është bërë protagonist negativ ditën e djeshme pas një përplasje me shokun e skuadrës, Giuseppe Prestia.

Ndërhyrja e shqiptarit në stërvitje është pasur me ofendime dhe të shara nga italiani duke sjellë edhe reagimin në gjaknxehtësi të Andi Lilës, që e ka goditur me kokë. Pas precipitimit të situatës është dashur ndërhyrja e lojtarëve të tjerë të ekipit të Parmës për të neutralizuar përplasjen mes Lilës dhe Giuseppe Prestia.

Pak minuta pas ngjarjes për të mbyllur me shpejtësi incidentin lojtari shqiptar ka publikuar një foto me Giuseppe Prestia në Instagram duke e shoqëruar me statusin se pavarësisht asaj që ndodh brenda kampit jashtë fushe janë miq të mirë.

d.balla/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Veri Jug në Zall Herr, dhoma e zjarrit të nxjerrjes së rakisë

VIDEOLAJM/ Veri Jug në Zall Herr, dhoma e zjarrit të nxjerrjes së rakisë