Kaosi i Rithemelimit në seancën për buxhetin 2024, deputetja e PD, Pampuri: E ndezin zjarrin dhe vetë e fikin! Shfaqje që nuk u shërben shqiptarëve

Seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë ku pritej të diskutohej dhe miratohej buxheti, u përfshi edhe sot nga skena kaosi të shkaktuara nga deputetët e Rithemelimit të cilët hodhën tymuese dhe ndezën flakadanë.

Duke folur për seancën e sotme, deputetja e PD, Oriola Pampuri në një lidhje “skype” për emisionin 'Sot Live në Shqipëri' me gazetarin Nertil Agalliu në Report Tv, i cilësoi skenat e Rithemelimit si “luftë donkishoteske” ku nuk u ofrohet asnjë zgjidhje shqiptarëve.

Ajo tha se përkundër rasteve kur për buxhetin është diskutuar për 48 orë rresht, këtë herë, u bë një shfaqje për interesa personale dhe se 2 grupet i shërbyen njëri-tjetrit.

“Kaosi i zhvilluar në sallën e parlamentit, ishte që ata që e ndezin zjarrin dhe po ata e fikin. Skena të tilla, luftë alla “don kishoteske” nuk u shërbejnë shqiptarëve. Shqipëtarëve u shërben një zgjidhje.  Ka patur raste që është diskutuar për 48 orë për buxhetin, nuk e ka parë historia që buxheti të kalojë për 5 minuta. Nga ana tjetër bëhet një shou që u shërben vetëm personave që e bëjnë këtë zhurmë për interesa personale.  Po ashtu edhe Rama e bëri shfaqjen, sepse miratoi buxhetin e 7 miliardë eurove, pa asnjë diskutim. Të dy grupet në sallë ndihmuan njëri-tjetrin. Njëra palë miratoi buxhetin pë të shpërdoruar paratë e shqiptarëve”- u shpreh Pampuri.

Sa i takon votimit nen për nen të buxhetit që pritet të bëhet në 6 dhjetor, Pampuri tha se pavarësisht se mund të përmenden amendamentet e propozuara nga PD, synimi i qeverisë nuk do jetë zgjidhja e problemeve të qytetarëve.

“Në 6 dhjetor kur do bëhet votimi nen për nen do i përmendim amentamentet tona. Por kjo politikë pa u pastruar mirë, nuk është më në shërbim të qytetarëve. Pa diskutim do përmenden në 6 dhjetor por nuk ka synim zgjidhjen e problemeve të qytetarëve”- tha Pampuri.

Sa i takon ndarjes brenda demokratëve, Pampuri tha se ishte një temë për të cilën nuk donte të fliste më. Ndërsa për hapat që PD do të marrë në vijim, tha se deri në fund të dhjetorit do të kenë përfunduar zgjedhjet në strukturat e PD për të pasur një listë me kandidatët për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 2025.

“Gjëja për të cilën nuk dua të diskutoj më. Interesat personale të X personi nuk duhet të bëhen pjesë e një partie. PD ka një kryetar që është Basha dhe të gjithë jemi në terren. Në fund të dhjetorit përfundojmë të gjitha zgjedhjet në strukturat e PD për të dalë në fund të marsit me 140 kandidatë për deputetë”- shtoi deputetja.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit