Kaosi i tezës së re përtace të Bashës: Dua pushtetin se kam pritur 8 vjet

Kaosi i tezës së re përtace të Bashës: Dua pushtetin se kam pritur 8 vjet

Pasi ka dështuar të formulojë një plan apo alternativë që të ngjisë e të krijojë frymë për të votuar për opozitën në zgjedhjet e 25 prillit, pasi nuk ka arritur të krijojë një ekip që të ndikojë në elektorat që mund të japë sinjale ndryshimi, pasi jo vetëm nuk e hapi PD-në, por e mbylli më keq, Lulzim Basha ka gjetur një variant të çuditshëm për të kërkuar vota për kryeministër të vendit.

Në takimet e zhvilluara këto ditë me “studentë” të ardhur nga jashtë, Basha po hedh tezën se ai do të vijë në pushtet, ngaqë Edi Ramës i mjaftonin dy mandate për të krijuar një vizion të tij politik, ndaj duhet të votojnë Bashën se ka 8 vjet në opozitë.

Një variant dembel i opozitarit pritës, që pret të vijë në pushtet vetë, thjesht se ka ardhur në kokën e tij koha e “rotacionit” logjik.

Konsumimi i kundërshtarit që rri shumë në pushtet, është natyrisht një armë politike e që përdoret nga shumë opozita në vende të ndryshme.

Megjithatë gjatë kohës së qëndrimit të opozitë, grupet politike kanë rregjistruar një rekord të rëndësishëm të veprimtarisë, që mund të ketë, ose jo sukses.

Në vende të ndryshme të botës ka shembuj të tillë sa të duash, por edhe në vende të ndryshme të rajonit, siç dhe ka raste të kundërta.

Por për t’ju qasur logjikës së Bashës se Rama boll i ka pasur 8 vjet dhe çfarë kishte për të bërë e ka bërë, ja vlen të rikthehesh në historinë e këtyre 7 vjetëve.

Opozita e Lulzim Bashës nuk ka pritur që të ndodhë ndryshimi apo rotacioni politik, duke u përgatitur në ide dhe njerëzi, apo dhe aksione për pushtet, por në çdo rast ka tentuar të përmbysë Qeverinë.

E këtu nuk është referencë opozita e ditës së enjte në Parlament, ku më shumë se debat kishte “luftë guerile” verbale, por qasja e Bashës në vitin 2017, pak para zgjedhjeve parlamentare dhe në 2019 pak përpara zgjedhjeve lokale të përgjithshme.

Në të dyja rastet Lulzim Basha ka kërkuar largimin e Edi Ramës përpara zgjedhjeve, taktikë që sipas gjasave po e tentojnë edhe para 25 prillit.

E pas kësaj kërkese janë rregjistruar seri të gjatë përleshjesh, protestash të dhunshme, bllokime rrugësh, etj etj, deri tek 2019 kur dogjën mandatet parlamentare e bojkotuan zgjedhjet vendore, duke dalë nga sistemi.

Realisht Lulzim Basha, në këto 8 vjet nuk ka kryer një opozitë që përgatitet duke ardhur në pushtet nëpërmjet oponencës së Qeverisë dhe përgatitjes së një alternative ndryshe; por duke krijuar një klimë lufte, ku në disa raste ka përdorur edhe institucione të rëndësishme të shtetit që ishin pjesë e pushtetit të PD-së.

Është fjala për lidhjet me Adriatik Llallën e prokurorët militantë të PD-së. Të cilët çdo material hetimor, më përpara se në dosjet proceduriale, i dërgonin “tek nandaja”, pra selia e PD.

Kështu ndodhi me SHISH-in e Visho Ajazit përpara se të dërgohej nga Rama në NATO, e institucione të tjera.

E gjitha kjo nuk është një justifikim për mandatin apo veprat që ka realizuar Rama në dy mandatet, pasi për këtë është mazhoranca që mban përgjegjësi.

Por thjesht një kronikë mbi rolin që Lulzim Basha kërkon t’i vërë vetes në kërkimin e mandatit të shumëpritur të kryeministrit.

Mandat që e ka kërkuar çdo dy vjet, madje edhe me molotov e gurë kundër Kryeministrisë.

Në vitin 2016 u tentua nëpërmjet Llallës që të ndryshohet mazhoranca në Kuvend, në bashkëpunim me Ilir Metën, duke hequr ata deputetë që i “kapte ligji dekriminalizimit”.

Lulzim Basha nuk e ka pritur rotacionin si konsumim pushteti, opo ka konsumuar opozitën, duke mbajtur politikën peng jo i disa zgjidhjeve, por i alternativës së të keqes më të vogël./TemA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sadushe: 24/12/2020 12:04

    Po ky lolo do te vij ne pushtet pa vota nuk e kuptoj as nje fmij nuk ben keshtu ....hajde pd lsi opozit hajde ...pse su ha mortja...per cfar tu duam juve ...ini kunguj te provuar nuk beni...vetem vrisni vidhni mashtroni trafikoni shkateroni etj etj ...dhe ini te gjith ne sherbim te serbit rusit grekut...ini tradhetar me damke....

    Përgjigju
  • edi: 24/12/2020 02:54

    Ti mendon per vehte e detyren Por SPAK ka shume oune me ty Lulush , Meten dhe Berishen

    Përgjigju
  • Askushi ta mushi: 23/12/2020 20:58

    O lylo sa të jet kjo jet ti s'vjen në pushtet. Se ti je budalla e tru shpëla. Prandaj haroje ktë pun o lyli që do kapësh sapun.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre

Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre