Kaosi në Kuvend, anëtarja e Këshillit të PD: Teatër i Ramës dhe Rithemelimit! Deputetët luftë se kush do jetë pasardhësi i Berishës

Prej javësh deputetët e Rithemelimit dhe Sali Berisha po sabotojnë punën e Kuvendit duke shkaktuar kaos në seancat plenare si edhe në mbledhjet e Komisioneve. Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Mirlinda Çollaku thotë për Report Tv se ky është një teatër i Edi Ramës me deputetët e Berishës, që sipas saj po bashkëpunojnë qëllimisht.

“E gjithë kjo ca po ndodh, ky provokim absurd dhe i panevojshëm që po bën Rama me ata deputetë që herë i lë të fute e herë jo, është totalisht duke luajtur lojën e tij me një rezonancë të plotë me rithemelimin dhe drejtuesit e saj. Një teatër i madh që po e bëjnë të dy palët bashkë, me një harmoni të përbashkët. Të thuash sot që opozita s’ka të drejtë të kërkojë kom hetimore, ka të drejtë kushtetuese. Komisionet hetimore nuk janë kërkesa të firmosura nga rithemelimi, 7 janë firmosur nga PD dhe 3 të fundit janë firmosur në dakordësi me Berishën dhe Bardhit”, tha Çollaku.

E ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Çollaku thotë se deputetët e PD nuk bëhen pjesë e këtij teatri.

“PD s’ka marrë pjesë se është një teatër dhe s’ka asnjë arsye që deputetët të marrin pjesë në këtë teatër”, vijoi ajo.

Anëtarja e Këshillit shprehet se më i interesuari që të shumëzohet me zero puna e SPAK është Edi Rama dhe se sipas saj për këtë arsye ai po përdor Berishën.

"Fatkeqësisht në publik po perceptohet kështu, një aksion që po bëhet për të zeruar situata që po ndodhin në SPAK. Dje kush më shumë ka leverdi që SPAK të goditet, të vishet me vellon e një destruktivteti të plotë, për mua njeriu më i interesuar është Edi Rama. Po përdor hallin e Berishës dhe Berisha po përdor ata deputetët që janë vënë në radhë për të garuar se kush do jetë pasardhësi në atë pjesë të partisë që Berisha ka. Mjeshtri më i madh është Edi Rama", tha Çollaku. 

Edhe sot pati tensione në Kryesinë e Kuvendit, ku Garda nuk lejoi deputetët e Rithemelimit të përjashtuar që të futen në Kuvend. Pas përpasljes verbale me gardën deputetët hynë në kryesinë e Kuvendit nga dritarja. 

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja