Kaosi në Kuvend, Berisha: Greva opsion! ‘Frymëzohet’ nga çadrat e Bashës: Tmerroi qeverinë, por ua shiti kauzën! Distancë me PL? Ja si përgjigjet ish kryeministri

Një ditë pasi opozita shkatërroi karrige, e dëmtoi kartat e votimit, dhe nuk lejoi mbajtën e seancës plenare, në shenjë revolte për atë që e quan fund të parlamentarizmit, Sali Berisha paralajmëron të tjera seanca të ngjashme.  Madje, në skenarin e tij, ka edhe një opsion tjetër, grevën e urisë.

‘Absolutisht greva e urisë është përmendur, ashtu siç thoni ju. Plotësisht!  Ka gatishmëri të vërtetë dhe është një opsion. Nuk ka diskutim, kjo është betejë. Ne e kemi nisur këtë, kur ai de facto na asgjësoi ne në parlament. Kur arriti gjer aty sa të na caktojë përfaqësuesin tonë në komisionin e reformës elektorale. Çfarë mund të presësh më shumë se kaq? Ka një eliminim më të fortë se ky?’- tha Berisha.

Por frymëzimin, për reagimin radikal, Berisha e ka te e shkuara, ajo që e kthen në 2017, çadrën e Lulzim Bashës, e cila thotë se pavarësisht se kreu i PD shiti demokratët, e tmerroi Edi Ramën.

Por Lulzim Pengu, në vend se të mbronte votën e tyre, zgjodhi dhe rrugën që e tregon edhe tani që të hyjë në qeveri me Edi Ramën. Në këtë kontekst, ju keni të drejtë, sakrifica dhe mundi i tyre nuk u kurorëzua, nuk solli atë që ata meritonin. Të them unë ty, si një njeri që ka ndjekur nonstop çadrën, çadra e dridhi Edi Ramën, e tmerroi Edi Ramën, e theu Edi Ramën. Ata djem, burra, gra, vajza që sakrifikuan aty tre muaj, me zërin e tyre e bënë Edi Ramën të paketojë zyrën. Por ai përdori aktin imoral të blerjes dhe në një takim 5-orësh, siç faktohet mbrapa, ai de facto e denatyroi plotësisht liderin e opozitës. E shndërroi në një plaçkë pazari.- tha Berisha

Të enjten, deputetët e Ilir Metës, nuk i kishte në krah. Por në grevën e urisë, mendon se aleati I tij do ta mbështesë, duke e përgëzuar për grevën që Meta beri në 2008, ndonëse asokohe, kundër tij.  Në mënyrë absolute, ato ndryshime kishin vetëm një qëllim, përfaqësimin e krahinave të ndryshme të vendit, nga përfaqësues të tyre.

'Çfarë ndodhte para atyre ndryshimeve?Nga Fushë Kruja në Vermosh dhe Tropojë, socialistët mund të kishin 150 mijë apo 200 mijë vota. Nuk kishin asnjë deputet në parlament.  Pra, ishin të gjithë deputetë të PD. Elektorati socialist i gjysmës së Shqipërisë, mbetej pa përfaqësues në parlament. E njëjta gjë ndodhte edhe me PD-në në zonat në jug të vendit. Kjo nuk më pëlqente mua, edhe në aparencë e paraqiste si të ndarë shoqërinë tonë.Dhe aty në atë ligj, kishte një gjë, çdo parti merrte votat e veta, nuk ia mohuam ne me koalicion. Shkoni dhe merrni rezultatin.Çfarë bëri Edi Rarma? Me ndryshimet që bëri më vonë, përjashtoi koalicionin e vërtetë. Sot, në një koalicion, të gjitha votat janë të detyruara të hidhen për partinë kryesore, këto të tjerat mbeten pa identitet. Dhe kjo është krejtësisht e papranueshme. Ndaj dhe unë, edhe sikur të mos ishte kjo, në qoftë se një ndryshim kushtetues pas shumë vitesh, debatohet dhe bëhet objekt kundërshtirash nuk ke pse insiston për të penguar ndryshimin e tij. Aq më tepër, kur unë udhëhiqem nga një besim se sistemi që vuri Edi Rama, ka qenë antidemokratik. Të gjitha sistemet kanë qenë demokratike’- tha Berisha.

Të enjten, Kuvendi i Shqipërisë u përfshi në një seancë të paprecedentë, ku opozita bllokoi hyrjen e deputetëve të Grupit Parlamentar të PS, vendet ku ulet Kryetarja e Kuvendit dhe Kabineti Qeveritar, si dhe portat hyrëse të tyre duke vendosur karrige. Kjo solli përjashtimin e 23 deputetëve, mes të cilëve vetë Berishën.

G.MO/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 21/10/2023 03:05

    Skenat e djeshme ne kuvend me kujtuan rastet kur majmunet jane futur e kane sulmuar parlamentin indian (e keni video ne Youtube),ndryshimi qendron ne faktin se /majmunet/ tane jane me mandat e rroga deputeti,por nuk u lene gje mangut,kusherinjve te tyre me bisht-makakeve te Indise,per nga sjellja,logjika e veprimet.Makaket e Indise jane te motivuar nga kerkesa per ushqim dhe kurioziteti prej majmuni,kurse /makaket/tane pa bisht,por me mandat,motivohen nga rrogat e dyfishuara e lakmia per pushtet me cdo kusht!

    Përgjigju
  • Kasem Gahinji: 20/10/2023 17:23

    Turp Sali,ti nuk duhet te lejohej Bashen te ta kalojne ne tmerrimin e qeverise.Ngri nje cader te bulevardi dhe ,ti i pari ,e pas teje 27 deputetet ,futuni ne greve Urie para kryeministrine Do ua mbeshtesin.Ju greve Urie,ne do ia shtrojme me raki.

    Përgjigju
  • Mandi: 20/10/2023 14:38

    Te iku koha sali komunisti tani po te vjen fundi do japesh llogari ,ti dhe familja jote per te gjitha te zezat qe I ke bere ketij vendi ,po te vini re sa here qe spaku leviz dicka qe prek familjen e ketij bastardi ky me do e mos do beje trazira per interesin e vet.

    Përgjigju
  • e drejta: 20/10/2023 13:36

    CHE BASTARDO MALEDETTO...

    Përgjigju
  • Linda: 20/10/2023 13:27

    Berisha te mari rrugacet e rrugeve uliganet "cubat" e parlamentit e ti ngujoj te pallatet e veta dhe ti bejn atje grevat e uris se parlamenti eshte prone e popullit selia e partis demokratike ish shpia qendrore e ushtris dhe ajo eshte prone e popullit! Kane zaptuar kycet e Tiranes dhe tallen gjithe diten bejn vetem rremuj dhe asnje pune tjeter.Mos harrojn ta fusin ne greven e uris dhe dhelpren e politikes Tabakun!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja