Kaosi në Kuvend, Bumçi: Ky vend po rrëshket në një situatë të rëndë! Lapaj: Debati politik është bërë shterp

Ashtu siç kishin paralajmëruar Sali Berisha i akuzuar për korrupsion në çështjen e privatizimit të Klubit Partizani, i cili nuk paraqitet në gjykatë dhe në masë sigurie “detyrim paraqitje”, bashkë me disa deputetë që e mbështesin zbatuan në Kuvend një skenar kaosi, duke bllokuar edhe këtë të hënë punimet. Anëtari i Kryesisë së PD-së Aldo Bumçi i ftuar tek “5 pyetjet” nga Ilir Babaramo në Report Tv u shpreh se situata është mjaftë e rëndë. 

“Ky vend po rreshket ne një situate mjaft të rëndë. Me një sulm frontal ndaj opozitës. Nuk njihet vullneti i deputetëve të opozitës. Kuvendi nuk njeh partine por deputetin. Nuk njihet në mënyrë te qarte per grupin parlamentar dhe as miratimi i 8 komisioneve. Heqja e parashkrimit për zyrtarët e lartë. Qe ne nuk kemi asnjë shqetësim qe te mos mbrohemi me parashkrimin. Nuk është marre në shqyrtim. Per taksat, shtesat ne nevoje mbi 30 propozime që duhet të shqyrtohen dhe mund te rrëzohen. Kjo është situata qe ka sjelle Edi Rama,” u shpreh Bumçi.

Gjatë fjalës së tij ai u shpreh se qëndresa nga ana e deputetëve të opozitës pritet te forcohet.

“Ne jemi dakord per referenduam, kemi mbledhur 70 mije vota por nuk u mor parasysh, edhe per votën e emigranteve. Te gjitha sistemet janë demokatike. Dy janë por njëra është kryesore. Shteti ne zgjedhje këmbe kryq është problemi. PS hyri me një avantazh ne zgjedhje, ka cenuar edhe ndarjen e pushteteve. Flitet per para per te mos dalë ne votim,” u shpreh Bumçi.

“Kur ti nuk njeh vullnetin, qytetaret dihet se do te kete reagim,” shtoi ai.

Aktivisti, Adriatik Lapaj duke folur mbi situatën aktuale politike u shpreh se duhet parë se ku buron problemi ndërsa shtoi se në Shqipëri nuk ka garë.

Po ndodh ajo që ka ndodhur gjithmonë. Duke mos pasur ndryshim dhe flukse te reja. Debati politik behet shterpë. Të gjitha çfarë tha Bumçi edhe mund te behën. Ne duhet të shohim aty ku buron problemi. Themeli është gara. Ska garë. Vjedhja mund te ndodhe edhe ku ka gare. Mund te vjedhë qeveria dhe i manipulon. Kryetari te cakton listën. E di gjithë vendi se është i korruptuar. Është vendosur para zgjedhjes e keqja me e vogël. Sistemi sot është qe qytetari zgjedh subjektet. A mund te bëhemi sa Kosova, sa vëllai jone Kosova? Ne 20 vjet ndërroi ida qeveri. A mund të bëhemi sa Kosova. A mund ta hapim garën si vellezërit tanë në Kosovë. A mund te miratojmë  një ligj per referendumet. Te kërkojnë, te deklarojnë qe janë pro referendumeve qe te krijohen mundësi per pro votës se emigrant per te krijuar themelet demokratike,” u shpreh Lapaj.

“Nga e thëna ne te bërë na ndan një det i tërë. E shoh problem qeverinë. Te gjitha këto janë  te vërteta qe e kane shoqëruar Shqipërinë gjithmonë dhe ne 2013 kishte blerje vote, me autobus me karta. Populli e rrëzoi atë që ishte dhe sollën këtë që është tani. Me ujë e krip ke shëllirë me ujë e sheqer del shërbet. E përdorin shtetin si prone private. E trajtojnë opozitën si gje e pavlere. Nese nuk ka valvula demokratizuese kjo ndodh,” u shpreh Lapaj.

B.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion