Kaosi në Kuvend dhe protesta e opozitës, Peleshi: S’ka arsye për qeveri teknike! Duam debat të fortë, por pa kaluar vijat e kuqe

Korçë- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi, foli sot nga Korça për ngjarjet më të fundit, si dënimi i deputetit Ervin Salianji dhe kaosi në Parlament nga opozita pas këtij vendimi dhe burgosjes. Djegia e karrigeve të Kuvendit dhe protesta e të hënës, më 7 Tetor nga opozita.

Peleshi tha se nuk është përgjegjësia e PS se çfarë bën Opozita, por theksoi se vendimet që merren duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin.

Duke shprehur keqardhjen për përjashtimet e kolegëve, ai nënvizoi se këto nuk janë vendime që i merr grupi socialist, por strukturat e Kuvendit, teksa e cilësoi të paprecedentë dhunën në Parlament nga opozita.

Peleshi tha se ishte dakord për debate të forta parlamentare dhe protesta brenda kuadrit ligjor, pasi këto janë e drejtë e opozitës, por “pa kaluar disa vija të kuqe”. Në fund ai theksoi se “nuk ka arsye që Qeveria të vihet në diskutim”, teksa iu përgjigj pyetjes nëse PS do lëshonte ndaj kërkesës së PD për qeveri teknike.

-Mazhoranca, a do i hapë krahun opozitës në këtë situatë të trazuar tashmë?

Niko Peleshi: Mazhoranca përgjigjet për sjelljen e vetë politike, ligjore, natyrisht për raportet e veta me institucionet kushtetuese, siç është Parlamenti dhe besoj se nuk është në diskutim mazhoranca për momentin, ne jemi në detyrë, jemi në Kuvend, respektojmë Kuvendin dhe bëjmë detyrën. Trazirat apo ngjarjet e fundit të pahijshme për sjelljen politike në Kuvend, besoj duhet të pyesni opozitën. Mua nuk më vjen mirë, nuk dua të bëj këtë ndarje, ne dhe ata, sepse në fund të fundit jemi kolegë, nuk më vjen mirë jo për 20-24 po qoftë edhe për një deputet të jetë i përjashtuar, ose sekretariati të ketë qenë i detyruar ta përjashtojë nga seanca, por jo çdo gjë është në dorën tonë.

-Të 24 të përjashtuarit ishin aktivë, apo ishin më pak?

Niko Peleshi: -Me këtë nuk merret grupi parlamentar i PS që unë drejtoj, është një çështje e strukturave të Kuvendit, konkretisht sekretariatit për etikën, që merr në shqyrtim provat dhe merr vendim, nuk mund të pyetem unë për këtë. Unë ju thashë personalisht dhe grupit tonë nuk i intereson të ketë një seancë jo normale apo me përjashtime. Ne duam të kemi një seancë normale, me debat të fortë por brenda disa vijave të kuqe. I vetmi problem që shohim në politikën e këtyre viteve është kuptimi i vijave të kuqe. Të debatojmë, por jo të dalim përtej. Ajo që ndodhi ishte e paprecedentë, por ne nuk duam ta kemi prezent dhunën në Parlament dhe ta eskalojmë nga një krizë ndërpartiake, tek tjetra. Këto janë mendimet tona jo vetëm personale, por edhe të grupit parlamentar, nuk është dëshira jonë të ketë një Parlament të pastabilizuar.

-Protestat e të hënës, për qeveri teknike, a do jetë e gatshme mazhoranca për të pranuar kërkesat?

Niko Peleshi: -S’mund të komentoj çfarë vendos opozita, protesta është një element demokratik, nuk është një herezi. Protesta e dhunshme pastaj është diçka tjetër, por unë nuk mund ta paragjykoj. Protesta është zgjedhja e tyre, kërkesat politike ata mund t’i formulojnë sipas orekseve politike të veta, por unë nuk shikoj se ka ndonjë arsye që të vihet në diskutim Qeveria. Për ç’arsye, për shkak të një vendimi të formës së prerë të një sistemi të pavarur nga qeveria? A po flasim pasi kemi kryer së bashku një reformë në drejtësi? E kemi votuar me 140 vota, me duartrokitje. Tani të gjykojmë ne vendimet e gjykatave? Për këtë arsye të dali në protestë?

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:39
Nga burgu i Fierit, Salianji i përgjigjet Peleshit: Pse nuk hetohesh kur si ministër bujqësie helmove qytetarët me kimikate?! Po për pronësitë e shumta në Korçë?!

1727452317_137.jpeg

Nga burgu i Fierit, Ervin Salianji i është kundërpërgjigjur Niko Peleshin ,kreu të grupit parlamentar socialist i cili ditën e sotme u shpreh lidhur me aksionin e opozitës se nuk duhen kaluar vijat e kuqe.

Sa i takon protestës për Salianjin, Peleshi thotë se ajo ishte një vendim i formës së prerë dhënë nga gjykata dhe nuk ka arsye për protestë.

Salianji hedh akuza për Peleshin për kohën kur ky i fundit ishte ministër Bujqësie por edhe për kohën kur ishte kryebashkiaku i Korçës.

'Po reagojmë ndaj padrejtësisë, që e prodhon kapja dhe përdorimi politik i  gjykatave!

Vendime të padrejta historia njeh me simbole të mëdha! Edhe Mandela u gjykua nga Rivonia Trial dhe u burgos, Martin Luter King u gjykua nga gjykatat,  edhe madje Gandi u gjykua e dënua nga gjykatat.

Ata që guxuan t’i dënojnë, nuk shpëtuan as nga drejtësia e njeriut as nga ajo e historisë.

Sot, Partia Demokratike proteston kundër kapjes dhe përdorimit të drejtësisë, çdo qytetar mund ta gjykojë vetë nëse i shërben kjo interesit qytetar!

I shërbejmë Shqipërisë duke denoncuar banditët e  kriminele me pushtet, duke denoncuar këta që vjedhin e shkretojnë Shqipërinë?!

Niko Peleshi është përfitues, personalisht nga dy standardet e drejtësisë. Kur Rama e flaku si ministër ju hapen disa hetime.

Pyetja është pse nuk u hetua plotësisht dhe të mbajë përgjegjësi Peleshi për helmet që futi me firmën e vetë kur ishte Ministër Bujqësie,  ndërkohë që ekspertët e fushës  e kishin thënë fjalën e tyre që këto kimikate helmonin qytetarët!

Publiku do te dijë; ku janë hetimet për Peleshin, kur ai del në komunikime për korrupsion në kohën kur drejtonte Bashkinë Korçë?

Publiku do të dijë, a ka hetim për pronësitë e shumta të tij në Korçë?

Çfarë  shkakton dëm për interesin publik, helmimi i qytetareve, korrupsioni dhe klientelizmi i Peleshit apo denoncimi im i një trafikanti droge i cili u shpëtua nga hetimi dhe dënimi i ri për trafik droge për shkak se u paketua brenda ditës për në Itali?!

Nëse thënia e të vërtetave dhe denoncimet e mafies kane kosto, po marr përsipër çdo kosto dhe izolimin e privimin e padrejtë të lirisë dhe marrjen e mandatit të qytetareve, por ta harrojnë se kjo do të ndalë të vërtetat.

E mos shesin më kumbullat e pangrënshme të propagandës, se gjoja nuk komentojë vendimet e gjykatave, këtë alibi ja ka shuar Rama, ishte ai që  ne parlament e paralajmëroi në 3 seanca dënimin tim politik. Ishte Rama vetë që  dhe pas vendimit,  i doli për zot dënimit, duke i dhënë argumente gjykatës që ende sot nuk po i shpall.

E vërteta vonon por nuk harron!

#7Tetor', thotë Salianji.

A.Q/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilir: 04/10/2024 17:50

    Saliani, 3 pyetje kam per ty. Edhe pse e di qe ti je mashtrues i madh prap po te pyes: 1- Mashtrove duke sajuar ze tjeter ne videon e babales apo jo. 2- I hyre me shkop bezbolli "shokeve" te tu qe te "qanin" para se te shkoje ne burg? 3- Grida Duma ne nje emision ka thene qe e ke te vogel. Eshte e vertete?

    Përgjigju
  • asolingo: 04/10/2024 14:16

    Vete i keni perkedhelur mesjetaret,mbajini tani u vrte snurra spango nga ata.Pak dinjitet nuk keni???

    Përgjigju
    • Qytetari: 04/10/2024 15:21

      Peleshi jo ndoshta te tjeret kjo situate vjen si pasoje e mungeses se nje opozite te forte ne vend((jo pd))

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Përmbytjet në Spanjë, si pushtoi ‘vala’ e baltës rrugët në Valencia

VIDEOLAJM/ Përmbytjet në Spanjë, si pushtoi ‘vala’ e baltës rrugët në Valencia