Mazhoranca e konsideron të rëndë e të pa ndodhur ndonjëherë situatën që u krijua në seancën parlamentare të së hënës, ku mes tymëseve, flakadanëve e përplasjeve fizike, Arta Marku u zgjodh kryeprokurore për një afat të pa caktuar.
/Shqiptarja.com
Jurgis Çyrbja, deputet i PS-së në Durrës, e quan maskaradë e të pa justifikueshme këtë situatë.
Reagimi i plotë i Çyrbjas:
Shqiptarët nuk e meritojnë të përfaqësohen në këtë mënyrë! Opozita e cila për asnjë ditë nuk e dërgoi çështjen në Gjykatën Kushtetuese për një interpretim shterues, krijoi sot në parlament këtë shfaqje të turpshme!
E pas këtyre zhvillimeve të pa ndodhura ndonjëherë në historinë parlamentare shqiptare, thonë se do të shkojnë në Kushtetuese. Mund ta kishin bërë që ditën e parë e të na e kishin kursyer këtë maskaradë, e cila në fakt bën diferencën e saktë se pse ne jemi mandatuar për të qeverisur, dhe ata për të kakarisur.
d.c./shqiptarja.com










