TIRANE - Albert Verria, sot, më 3 shtator mbushi 77 vjeç. Në një kafe që pimë sëbashku, ai përcjell mesazhin se njeriu duhet të punojë dhe të mos jepet, të bëjë gjëra të dobishme për shoqërinë, sidoqë vitet bëjnë të tyren dhe “vende-vende”, sipas tij nuk mund të jeshë ai që ke qënë më parë. Ai dha këtë intervistë të shkurtër për “Shqiptarja.com”.
Si ndjeheni sot? E ndjeni peshën e viteve mbi supe?
Ndjehem si një vit më parë, asgjë nuk ka ndyshuar.Jua kamë thënë se kam lindur duke zbardhur dita dhe jam shkëputur nga nëna, teksa po lindte dielli.
Keni marrë urime nga të afërmit e miqtë?
Siguriosht dhe unë i falenderoj të gjithë dashamirësit e mij, kudo ndodhen, që shprehën konsiderata me superlative. Dikush më preku kur më telefonoi: Urime për ditëlindjen, por ti Albert Verria do të mbetesh në kujtesën e brezave. Dikush tjetër më thëriste nga ana tjetër e rrugës: Kapedan, je i pavdekshëm, pse e tillë është kariera jote, personazhet e tu, që i ndjekim vazhdimisht. Ky është një sadisfaksion i madh për artistin.
Cili është roli i Albert Verrisë?
Ka qënë roli i Veipit tek “Familja e Peshkatarit”. Me atë pjesë shkuam edhe në një konkurs që u bë në Tiranë, që ka qenë festivali i tretë i teatrove dhe zumë vendin e tretë. Regjisor ishte Nazmi Bonjaku dhe unë u nderova me çimim. Pothuaj në të gjitha festivalet që janë bërë në Tiranë, unë me rolet e mia jam nderuar me çmime.
Kariera juaj në Teatrin “Petro Marko”… Sa role keni interpretuar. Nuk e di saktë, por mbi 90 role janë në skenë dhe 40 në kinematografi, por kam një brengë rreth kësaj që po diskutojmë. Më vjen keq që nuk janë regjistruar dhe shumë role të spikatura, kanë mbetur thjeshtë në memorien e artëdashësve. Sigurisht, kjo brengë është për të gjithë artistët që kanë interpretuar në atë periudhë.
Ju kanë ndjekur udhëheqësit e kohës dhe vetë Enver Hoxha?
Po kam rastisur që të jap para Enver Hoxhës një numër estrade, titulluar “Zëri i gruas” ku unë isha personazhi kryesor. Sapo kishte dalë problemi i emancipimit të gruas. Enveri kish ardhur me pushime dhe pa këtë shfaqje në sallën e teatrit të Vlorës. Sikurse na tha sekretari i parë i partisë, Enveri ishte prekur dhe falenderonte për interpretimin.
Ka ndodhur edhe njëherë tjetër në “Teatrin Popullor”, në një pjesë të Milian Stefës, ku unë isha regjisor, shfaqjen e pa Mehmet Shehu dhe kur mbaroi shfaqje, na mbledh drejtori i Teatrit Riza Hajro dhe na thotë: ‘Kryeministri Mehmet Shehu u shpreh, duke mu drejtuar mua, se nuk keni vetëm ju të Teatrit Popullor teatër, por ka edhe Vlora”. Ky ishte një vlerësim i madh për ne.
Po në kinematografi?
Fatmirësisht të gjitha rolet që kam interpretuar janë në celuloid, që nga roli i parë, që është një personazh i dehur, që shkonte pas një bashkëpuntori shkencor, me një skenar të Kadaresë, por që nuk e kujtoj emrin. Vijoi me një rol të vogël, por pikant tek “I teti në Bronx ” dhe më pas erdhi roli i Kapedanit, Xha Sulos.
Çfarë do ti uroni vehtes në këtë ditë të 77 vjetorit të lindjes?
Bëj vetëm një lutje Zotit.Të kem shëndet dhe memorie të fortë deri në fund. Deri tani e ndjej veten të ri. I jam përveshur krijimtarisë, por ka një censurë brenda meje, që jo vetëm do të jetë ndryshe, por më e arrirë se të tjerat.
Gjykoj se kjo është detyra e artisti të popullit, pasi unë bashkë me të tjerë, ngrejmë lart virtytet e Kombit, pse jo edhe qëndrimin tonë, për ta përsosur këtë virtyt në ndërgjen tonë.
Diku, Ezopi thotë: Gjeni gjuhën, o njerëz, sepse me gjuhën e arësyeshme, shtrijmë perespektivën tonë, por mos harrojmë se me gjuhën e mos arësyes, shprehim regresin tonë.
Çfarë dhuratash keni marrë në këtë ditë të shënuar të jetës suaj?
Telefonata, urime për jetë të gjatë. Kaq… Në këtë moshë dhe në këto kohë nuk i bie ndërmend kujt të të bëjë peshqeshe. Për mua dhurata më e bukur dhe e shtrenjtë për jetën time do të ishte firmosja nga Presidenti Nishani “Nderi i Kombit”, që e ka kërkuar bashkia e Vlorës dhe Drejtoria e Teatrit “Petro Marko” prej vitesh dhe që e ridërgojnë sa herë ndërrohen Presidentët.
Them se e meritoj këtë titull të madh, pasi për skenën dhe filmin, për vendin tim, kam shkrirë energjitë e mia dhe vazhdoj të punoj ende. Të shpresojmë se vërtetë do të më gëzojnë për këtë ditëlindje.
Ka ndonjë peng Albert Verria?
Janë gratë, kjo duket qartë tek filmi “Kapedani”?
Shkrimi u botua sot në Gazetën Shqiptarja.com (print) 03.09.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com