Kapen 116 kg kanabis në kufi me Shqipërinë, arrestohen tre grekë

Kapen 116 kg kanabis në kufi me Shqipërinë, arrestohen tre grekë

Droga e sekuestruar

Tre grekë janë arrestuar Kapen 116 kg kanabis në kufirin greko-shqiptar. Operacioni për kapjen e tyre është zhvilluar në Grevena ku grekët e arrestuar udhëtonin me dy automjet. Pas kontrollit nga policia në njërin prej automjeteve janë gjetur 36 pako me 116 kg 100 gram kanabis ndërsa mjeti i dyte shërbente per kontrollin e rruges.

Burimet nga policia bëjnë me dije se të arrestuarit janë të moshës 34, 36 dhe 51-vjec. Po ashtu policia kreu kontrolle edhe në banesën e tre të arrestuarve ku gjeti edhe 285 gram kanabis në total, 1 peshore, 1 thike, 6 celulare dhe 260 euro.

Prej fillimit te vitit policia greke ka sekuestruar kryesisht pranë kufirit por edhe ne zona të tjera, qindra kg kanabis që vinte nga Shqipëria. Kohët e fundit Greqia është bërë rrugë transporti që përdorin trafikantët për të shkuar në Turqi ku më pas bëhet këmbimi me heroinë.

Droga e sekuestruar

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës