Kapen 135 kg mariuanë, nga
Lazarati do shkonte në Greqi

Kapen 135 kg mariuanë, nga<br />Lazarati do shkonte në Greqi
GJIROKASTER- Një sasi prej 135 kg lënë narkotike e llojit mariuanë u sekuestrua mbrëmjen e djeshme nga specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër. Droga u sekuestrua në fshatin Bulo pak para mesnatës. Aksioni u finalizua me sukses pas një ndjekje të makinës tip golf 3, pa targa që transportonte lëndën narkotike dhe që lëvizte në aksin rrugor Kordhocë -Sofratikë.

Drejtuesi i automjetit porsa ka parë që e ndiqte policia ka shtuar shpejtësinë dhe në Goranxi ka devijuar rrugën nacionale duke u futur në një rrugë dytësore në drejtim të fshatit Bulo. Ai humbi kontrollin e makinës duke dalë nga rruga dhe më pas ka braktisur automjetin dhe është larguar duke përfituar nga errësira. Pas verifikimeve të policisë është konkluduar se droga ishte ndarë në 125 pako të mbështjella me letër natriban me nga 1.1 kg secila.

Drejtuesi i automjetit i kishte hequr sediljet e pasme si dhe ndarjen midis bagazhit dhe sediljeve te pasme për të vendosur drogën.

Lënda narkotike e tipit mariuanë vinte nga fshati Lazarat dhe kishte si destinacion shtetin grek. Policia ka arritur që të identifikojë edhe poseduesin e drogës, i cili është një shtetas nga Lazarati dhe po punon për arrestimin e tij.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Renditja/ Superliga mbyll vitin 2024, Teuta barazon pa gola me Bylisin! Tifozët numërohen me 'gishtat e një dore'

Renditja/ Superliga mbyll vitin 2024, Teuta barazon pa gola me Bylisin! Tifozët numërohen me 'gishtat e një dore'