GJIROKASTËR - Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar 140 kilogram drogë nga Lazarati, i cili transportohej me mushka. Operacioni i koduar “Prita” eshte kryer ne oret e para te mengjesit ne malin e Sopotit, ku ka pasur dhe shkembim zjarri mes policise dhe grupit qe transportonte drogen nga Lazarati. Dy persona janë arrestuar dhe ata janë: Arben Ahmeti, i dënuar 9 vjet ne Greqi po për trafik droge dhe Dhimitraq Rrapushi, i cili priste ne automjet për ta derguar ngarkesën drejt Greqisë.
Ndërkohë, 4 trafikantë të tjerë janë arratisur dhe janë shpallur në kërkom. Sipas policisë janë në kërkim:
• SH.H , i datëlindjes i datëlindes 1978, lindur dhe banues në Delvinë
• S.M, i datëlindjes 1990, lindur dhe banues në Delvinë
• K.L, i datëlindjes 1989 , lindur dhe banues në Delvinë
• A.P, i datëlindjes 1986, lindur dhe banues në Delvinë
Në cilësinë e provës janë sekuestruar gjithashtu dhe 4 armë zjarri dhe mjeti tip Isuzu.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com