Kapen 144 kg drogë, vinte nga
Lazarati, destinacioni Fier e Greqi

Kapen 144 kg drogë, vinte nga<br />Lazarati, destinacioni Fier e Greqi
TIRANE- Plot 144 kilogramë drogë dalin nga Lazarati i rrethuar me policë. Tregtia fitimprurëse e narkotrafikut vazhdon të kryhet nën hundën e policisë dhe të furnizojë tregun me lëndë narkotike.

Në fshatin Luzat në Tepelenë rreth orës 03.30, policia e Gjirokastrës sekuestroi sasinë prej 71 kg kanabis sativa dhe shpalli në kërkim 5 persona. Burime të policisë konfirmuan për shqiptarja.com e tv A1 Report se droga është blerë në në fshatin Lazarat dhe është transportuar me krahë nga pylli i Ujit të Ftohtë në Tepelenë deri në përroin e fshatit Luzat. Këtu një shtetas nga Fieri do ta merrte për tregun e këtij qyteti. Tre nga personat e shpallur në kërkim janë nga Memaliaj, ndërsa 2 janë nga Tepelena.

Ngarkesa e dytë prej 73 kg mariuanë u sekuestruan në kufirin shqiptaro-grek, në fshatin Rrajo të Igumenicës. Mariuana u sekuestrua në automjetin që drejtohej nga 26 vjeçari Alban. C i cili u arrestua menjëherë. Ai dëshmoi rrugëtimin e lëndës narkotike. Droga vinte nga Lazarati dhe ishte transportuar dje me mushka nga Lazarati për në Delvinë. Më pas është dërguar për në Sarandë dhe në vijim është transportuar në një nga fshatrat kufitare me Greqinë.
redaksia online
(ar/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

PD denoncon: Blendi Gonxhja, miliona euro tenderë të paracaktuar për miqtë e tij

PD denoncon: Blendi Gonxhja, miliona euro tenderë të paracaktuar për miqtë e tij