Kapen 1.5 ton hashash në kufirin greko-turk, mes tre të arrestuarve edhe një shqiptar

Kapen 1.5 ton hashash në kufirin greko-turk, mes tre të arrestuarve edhe një shqiptar

Pamje nga droga e sekuestruar në kufirin greko-turk

TURQI- Tre persona mes tyre edhe një shtetas shqiptar janë arrestuar në flagrancë duke transportuar rreth 1.5 ton kanabis në kufirin doganor me Greqinë. 

Droga u gjet në një kamion që transportonte sojë dhe që drejtohej nga një shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.

Oficerët e zbatimit të doganës e dërguan automjetin në një skanim me rreze X , ndërsa më pas vendosën që ta kontrollojnë atë.

Si rezultat i kontrollit, policia turke e ndihmuar nga qentë e zjarrtë, zbuluan 152 thasë me 10 kilogramë hashash. Thasët e drogës ishin maskuar që të përputhen me pamjen fizike dhe peshën e sojës që po transportohej.

Sipas ministrisë së Tregëtisë Turke kjo ishte sasia më e madhe e drogës që ishte konfiskuar ndonjëherë.

Nëse kjo sasi e madhe drogë do të përfundonte në treg, do të arrinte vlerën e 40 milionëve lira turke ose 7.6 milionë dollarë.

Ende nuk dihet se nga vinte droga që ndodhej në kamion apo se cili ishte destinacioni i saj përfundimtar. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim