Kapen 200 kg drogë Lazarati
paketuar për t'u nisur në Itali

Kapen 200 kg drogë Lazarati<br />paketuar për t'u nisur në Itali
GJIROKASTER- Një sasi prej 200 kg lëndë narkotike e llojit mariuanë është sekuestruar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër.

Operacioni u ndërmorë 1 orë pas mesnatës së të enjtes, kur policia kishte marrë informacione në rrugë operative se një sasi lënde narkotike po transportohej nga Lazarati në drejtim të Gjirokastrës me një automjet pa targa . Rreth orës 01.15 , të mëngjesit të sotëm (22 nëntor) policia është vënë në ndjekje të një automjeti tip pontiak pa targa që po lëvizte me shpejtësi në aksin rrugor Kordhocë-Gjirokastër.

Drejtuesi i automjetit sapo ka parë që ndiqej nga policia ka shtuar shpejtësinë, devijuar nga rruga nacionale dhe është futur në një rrugë dytësore në krah të varrezave të qytetit , ku dhe braktisi automjetin dhe është larguar me shpjetësi duke përfituar nga errësira.

DROGA ME DESTINACION ITALINE

Pas kontrollit policia konstatoi se drejtuesi i automjetit i kishte hequr sediljet e pasme si dhe ndarjen midis bagazhit dhe sediljeve te pasme për të sistemuar drogën. Në bagazh dhe në pjesën ku vendoset sedilja e pasme u gjetën 200 pako të mbështjella me letër natriban , ku çdo pako kishte nga një gërmë të shkruar me bojë me ngjyra të ndryshme, me peshë 1 kilogramë secila. Policia shpall në kërkim transportuesin e lëndës narkotike një i ri 24 vjeç nga fshati Lazarat. Lënda narkotike kishte si destinacion përfundimtar Italinë. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër nis hetimet për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes të lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283 të Kodit Penal.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Nesër PD sërish proteston para bashkisë së Tiranës, Policia i jep lejen por paralajmëron organizatorët

Nesër PD sërish proteston para bashkisë së Tiranës, Policia i jep lejen por paralajmëron organizatorët