Kapen 281 kg drogë në 2
operacione, Durrës e Gjirokastë

Kapen 281 kg drogë në 2 <br />operacione, Durrës e Gjirokastë
DURRES- Plot 281 kg lëndë narkotike u arrestuan nga policia në dy operacione të ndryshme. Droga u sekuestrua në dy operacione të ndryshme, në Durrës e Gjirokastër.  Droga kishte destinacion Greqinë e Italinë

DROGA NE DURRES

Sasia prej 187 kg drogë e llojit kanabis u sekuestrua mesnatën e së martës në portin e Durrësit. Droga me destinacion Italinë ishte fshehur në pjesën e përparme të një kamioni frigorifer me targa AA 623 AT.

Policia ndaloi shoferin e kamionit Ardian Cingi, nga Tirana, dhe po heton në lidhje me burimin e drogës dhe personat e përfshirë në këtë trafik

Nga të dhënat e para mendohet se kamioni bosh do shkonte në Itali për tu furnizuar. Një informacion paraprak ka nxitur autoritetet portuale ti bëjnë një kontroll të imët makinës. Droga e paketuar në thasë u gjet në pjesën e përparme të makinës . 

94 KG DROGE U KAP NE GJIROKASTER

Rreth 94 kg lëndë narkotike e llojit mariuanë është sekuestruar në orët e para të mëngjesit nga policia e qarkut të Gjirokastrës e cila ka prangosur një nga transportuesit e saj. Fillimisht policia mori një informacion në rrugë operative se në afërsi të fshatit Nepravishtë ndodheshin katër shtetas që transportonin tre çanta të mëdha ku dyshohet se fshihej lëndë narkotike. Uniformat blu janë nisur menjëherë në zonë për të penguar kalimin e tyre drejt Greqisë. Policia pasi ka lokalizuar vend ndodhjen e tyre u ka bërë thirrje trafikantëve të ndalojnë por ata kanë braktisur çantat dhe janë larguar. Blutë e Gjirokastrës kanë mundur të ndalojnë vetëm njërin prej tyre e më pas sekuestruan lëndën narkotike të paketuar në 66 pako të mbështjella. Sipas të dhënave zyrtare i prangosur është shtetasi Hajri Buci, lindur në Dibër dhe banues në Durrës. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar më shumë të dhëna për origjinën e lëndës narkotike dhe për të prangosur trafikantët që arritën të largoheshin.
sg/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Aksident me motor në autostradën Tiranë - Durrës, vdes 35 vjeçari

Aksident me motor në autostradën Tiranë - Durrës, vdes 35 vjeçari