Kapen 300 kg drogë nga
Lazarati, do të vinte në Tiranë

Kapen 300 kg drogë nga<br />Lazarati, do të vinte në Tiranë
TIRANE- Policia e qarkut të Gjirokastrës sekuestroi një tjetër ngarkesë droge të prodhuar në Lazarat. Operacioni i koduar "Ndjekja" është kryer mbrëmë dhe coi në sekuestrimin e 300 kg mariuanë dhe 3 kilogramë lëndë narkotike e përpunuar në formë çokollate. Droga,e cila po transportohej nga Lazarati me një fuoristradë me targa gjermane kishte destinacion Tiranë. Policia shpall në kërkim dy persona, të dyshuar si autorë të trafikut të drogës. Të dyshuarit rrezikuan dhe jetën e policisë.

NDJEKJA
Rreth orës 20. 30 minuta, të mbrëmje së djeshme, 28 shkurt, specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve kishin marrë një informacion në rrugë operative se nga fshati Lazarat në drejtim të Tiranës do të transportohej një sasi e konsiderueshme lënde narkotike Mariuanë, me një automjet tip Fuoristradë me targa gjermane.
Menjëherë Specialistët dhe Agjentët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër organizuan operacionin e koduar “Ndjekia”. Rreth orës 21:00 një informacion në rrugë operative I saktësoi policisë se automjeti i dyshuar targa gjermane STA 04314, po lëviste me shpejtësi në aksin rrugor Gjirokastër – Tepelenë.

TRAFIKANTËT SHPERTHYEN POSTBLLOKUN POLICOR
Policia ngriti postbllok në vendin e quajtur Uji i Ftohtë Tepelenë. Në momentin që ky automjet është afruar pikës së kontrollit , punonjësit e policisë i kanë bërë shenjë të ndalojë, por drejtuesi i autometit ka shtuar shpejtësinë duke shpërthyer pengesën e vendosur në rrugë si dhe duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë dhe është larguar me shpejtësi shumë të madhe.
Menjëherë është njoftuar Komisariati i Policisë Tepelenë për të ngritur një pikë tjetër bllokimi , por drejtuesi i automjetit porsa ka parë që rruga nacionale në dalje të qytetit Tepelenë ishte e bllokuar nga Policia ka devijuar rrugën duke u futur në qytetin e Tepelenës e më pas në rrugën rurale që të çon për në komunën Dhëmblan -Tepelenë.
Punonjësit e Policisë së Komisariatit të Policisë Tepelenë së bashku me Specialistët e Narkotikëve kanë vijuar ndjekjen e automjetit . “Në përroin e Salarisë në rrugën rurale që të çon në Dhëmblan -Tepelenë , automjeti ka devijuar përsëri rrugën duke u futur në një lëndinë dhe drejtuesi i automjetit së bashku me një shtetas tjetër pasi kanë shkarkuar dhe fshehur me shpejtësi lëndën narkotike në mes shkurreve kanë braktisur automjetin dhe janë larguar përroit të Salarisë duke përfituar nga terreni shumë i thyer dhe nga errësira.” – thuhet sot në njoftimin për shtyp të policisë së Gjirokastrës.

DROGA NE FUORISTRADEN GJERMANE
Nga kontrolli i ushtruar në këtë automjet rezultoi se automjeti ishte pa sedilje të pasme dhe ne dysheme kishte disa pako me lëndë narkotike. Më pas është bërë kontrolli në territoryn përreth ku në mes të shkurreve u gjetën dhe u sekuestruan 150 pako me lëndë narkotike mariuanë si dhe 10 thashë plasmasi dhe rrjete të mëdhenj të mbushur me lëndë narkotike mariuanë , e paketuar në pako 10 kilogramshe, gjithësej rreth 300 kilogramë Mariuanë. Po nga kqyrja e provave materiale të sekuestruara në vendin e ngjarjes rezultoi se në mes ë pakove me mariuane të prezuar u gjet edhe nja pako që peshonte 3 kilogramë me lëndën narkotike të përpunuar dhe bërë në formën e cokollatës.

IDENTIFIKOHEN TRAFIKANTET
Policia thotë se ka indetifikuar autorët por për arsye hetimi nuk bëhen të ditur emrat. Nga veprimet e para hetimore dhe informacionet në rrugë operative rezultoi se drejtuesi i automjetit është një 29 vjeçar nga Fieri ndërsa pasagjeri një 27 vjeçar nga fshati Lazarat. Ata janë shpallur në kërkim dhe në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër po punohet për dokumentimin me prova ligjore të kësaj ngjarje si dhe për kapjen e dy shtetasve që shpërthyen postobllokun e policisë dhe mundën të largohen.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Lamtumirë titull, Liverpool dështon sërish! Armando Broja luan 4 minuta në barazimin e Fulham, Man. United turpërohet nga vendi i 19-të

GOLAT/ Lamtumirë titull, Liverpool dështon sërish! Armando Broja luan 4 minuta në barazimin e Fulham, Man. United turpërohet nga vendi i 19-të