BELGJIKE - Mediat belge bëjnë të ditur se janë arrestuar në Belgjikë, Zvicër dhe Francë 31 persona në lidhje me një nga grabitjet më të mëdha të diamanteve në historinë botërore.

Prokurorët belgë thanë se ata kanë gjetur shuma të mëdha parash dhe disa prej diamanteve, që ishin grabitur gjatë grabitjes në aeroportin e Brukselit në shkurt.

Personat e armatosur thyen gardhin e sigurisë së aeroportit me dy makina duke sulmuar transportuesin e blinduar, duke marrë prej aty diamante me një vlerë prej 50 milion dollarë.

Valixhja po ngarkohej në një avion të linjës “Helvetic Airways” në Belgjikë dhe kishte destinacion Zyrihun e Zvicrës.

Kjo vjedhje profesionale ka zgjatur vetëm për pak minuta ku për fatin e mirë përfundoi pa të lënduar.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)