Kapen 400 kg drogë në Konispol e
Igumenicë, vinte nga Shqipëria

SARANDE- Një sasi prej rreth 400 kg kanabis sativa është sekuestruar gjatë ditës së sotme në kufirin greko-shqiptar. 160 kg kanabis u sekuestruan pranë Konispolit, dhe Policia kufitare bëri shoqërimin e 8 personave të cilët akuzohen për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike.

Nga të dhënat e para bëhet e ditur se droga ishte braktisur në momentin kur trafikantët kanë parë policinë. Autoritetet greke janë vënë në kërkim të trafikantëve të drogës, që pasi kanë pikasur policinë janë larguar me shpejtësi duke braktisur pakot me kanabis.

8 personat e shoqëruar dyshohet se kanë lidhje me këtë rast të trafikimit të drogës, ndërsa policia po heton për verifikimet dhe gjetjen e anëtarëve të tjerë të trafikut. Ndërkaq pak orë më vonë policia njoftoi sekuestrimin e 240 kg marijuanë në kufirin shqiptarë-grek, pranë Urës se Rajos në Igumenicë.

Lënda narkotike u gjet e ndarë në 357 pako dhe e fshehur në bagazh dhe në sediljet e një automjeti që drejtohej nga një shtetas grek. Ky i fundit është vënë në pranga, ndërsa marrja në pyetje e shtetasit grek pritet të hedhë drite se kush fshihet pas transportimit të sasisë prej 240 kg kanabis sativa.
 
Mësohet se lënda narkotike ishte ngarkuar në Kufirin e Gjelbër.

(jd/sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Tiranë, Report Tv në vendin ku ndodhi vrasja e pronarit të mobilieriës 'Ferdinand': Në rrugë ka ende copa xhamash të makinës së viktimës

Atentati në Tiranë, Report Tv në vendin ku ndodhi vrasja e pronarit të mobilieriës 'Ferdinand': Në rrugë ka ende copa xhamash të makinës së viktimës