SHKODER- Një sasi prej 5 kg drogë e llojit heroinë është sekuestruar në orët e para të mëngjesit në pikën kufitare të Muriqanit. Droga e cila ishte fshehur në një makinë të tipit Volksëagen Passat, ,me targa zvicerane, ZH 198098, kishte destinacion Zvicrën.

Ka qenë një kontroll i makinës nga shërbimet e policisë kufitare, të Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Shkodër, të cilët konstatuan lëndën e fshehur narkotike, reth orës 05: 45 minuta të ditës së sotme. Droga e paketuar në 9 pako të mbështjella me letër natriban, me peshë rreth 5 kg, është gjetur në pjesën e brendshme të prapakolpit, në anën e endoskopit. Tetë prej pakove ishin me formë kubike e me natriban ngjyrë kafe dhe një pako në formë cilindrike me plasmas të tejdukshëm po me natriban ngjyrë kafe.

Menjëherë u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të automjetit, Agostin Kolthi, 46 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë.

Aktualisht nga Drejtoria e Policisë Qarku Shkodër në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit po punohet për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, me qëllim zbardhjen e zbulimin e të tjerë personave të përfshirë në këtë veprimtari te jashtëligjshme të trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Materialet në ngarkim të shtetasit Akustin Kolthi, do i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë.
(sg/shqiptarja.com)