Një sasi prej 6 kg drogë është gjetur mbrëmë në autobusin e linjës Shkodër- Athinë. Droga do të trafikohej në drejtim të shtetit grek dhe ishte fshehur në një valixhe me të brendshme grash. Policia e pikës kufitare të Kakavijës arrestoi drejtuesin e mjetit Selami Kalaja, pasi valixhja, ku u gjet droga, i përkiste atij.
OPERACIONI
Efektivat e policisë të Stacionit të Policisë Kufitare Kakavije në bashkëpunim me Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Polciisë së Qarkut Gjirokastër kishin marrë informacion në rrugë operative se në një nga autobuzët e linjës Shkodër - Athinë të shoqërisë “Albania Interlines ”, do të trafikohej një sasi lënde narkotike në drejtim të shtetit grek.
Mbi bazën e këtyre informacioneve gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme ( e shtunë 28 janar) janë ushtruar kontrolle të rrepta në të gjithë autobuzët e linjave ndërkombëtare Shqipëri –Greqi kryesisht të shoqërisë “Albania Interlines”.
Autobusi me targa TR 63 90 M , që drejtohej nga shtetasi Selami Kalaja ka mbërritur në Pikën e Kalimit të Kontrollit Kufitar Kakavije, rreth orës 22: 30 minuta.
Menjëherë shërbimet e Policisë Kufitare, ushtruan një kontroll të imtësishëm të të gjitha çantave dhe valixheve që ndodheshin në bagazhin e autobuzit në prezencë të çdo pasagjeri .
DROGA
“Nga kontrolli i ushtruar në bagazhet e pasagjerëve rezultoi se në fundin e një valixheje, maskuar me rroba të brendshme femrash , ndodheshin 6 pako të mbështjella me letër alumin dhe natriban, ku ishte fshehur lënda narkotike e presuar e llojit Mariuanë. Në njoftimin për shtyp drejtoria e policisë e qarkut të Gjirokastrës sqaron se "kontrolli është bërë në prezencë të çdo pasagjeri sipas valixhes dhe çantës përkatëse bazuar në kundra biletat, dhe droga është gjetur në njërën prej valixheve e cila ishte pa kundra biletë dhe nuk i përkiste asnjërit prej pasagjerëve". Secila nga pakot peshonte 1 kg.
ARRESTIMI
Menjëherë është bërë shoqërimi, në ambjentet e Stacionit të Policisë Kufitare Kakavije, i drejtuesit të autobuzit, Selami Kalaja, 57 vjeç, lindur e banues në Tiranë. Më pas specialistët e hetimit kanë vërtetuar se valixhja në të cilën u gjet droga nuk i përkiste asnjërit prej pasagjerëve , por e posedonte drejtuesi i autobuzit, ndaj të cilit është bërë arrestimi në flagrancë. Në përfundim të veprimeve paraprake hetimore dhe proceduriale rreth orës 23:30 autobuzi së bashku me pasagjerët është lënë i lirë të vazhdoj rrugën për në Athinë me shoferin e dytë. Materialet në ngarkim të shtetasit Selami Kalaja, do t’i kalojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për ndjekje të mëtejshme për veprën panale të “Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA