Kapen 69 shqiptarë në një peshkarexhë në përpjekje për të hyrë në Britani

Kapen 69 shqiptarë në një peshkarexhë në përpjekje për të hyrë në Britani

Një peshkarexhë e nisur nga Ostend i Belgjikës, është bllokuar nga roja bregdetare britanineme 69 emigrantë shqiptarë. Anija u kap nga Forcat Kufitare në Norfolk pranë Great Yarmouth, në një nga operacionet më të mëdha për trafikimin e personave.

Të 69 emigrantët shqiptarë dhe tre anëtarët e ekuipazhit u arrestuan.  Emigrantët  shqiptarë që përpiqeshin të kërkonin azil më pas u dorëzuan në departamentin e Imigracionit dhe më pas do të rikthehen në Shqipëri.  Ndërkohë, Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) po vazhdon hetimet e tyre në rrjetin e trafikimit të njerëzve.

Më shumë se 100 oficerë nga Forca Kufitare dhe Policia e Essex ishin të përfshirë në operacion dhe siç raposrtojnë dëshmitarët në zonë ata kishin pothuajse 24 orë që bënin patrullimin e zonës.

Sipas informacioneve të mundësuara nga gazeta “The Sun”, emigrantët ata ishin të fshehur të gjithë në kurvertën e anijes.

Oficeri i trupës Craig Naylor tha: “të mbrojmë dhe të sigurojmë kufijtë e Mbretërisë së Bashkuar."

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Londra: 19/11/2020 11:25

    Sa tup per ne, tana gazetat ne ne angli tu shkrute per ne.

    Përgjigju
  • Une: 19/11/2020 10:20

    Hajdeni se ju presin lavazhot e makinave kane nevoj per skllever apo te besh llacin ne ndertim.. Ne Shqiperi keni pordhe nuk punoni ndersa ne Angli nuk lini hale pa pastruar jetoni ne te zeze si skllever. Pas 6 muajsh filloni e shani e ankoheni per lagjet kabul te Londres, per shiun e per jeten e shtrenjte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, përplasi me makinë policin e Patrullës që ishte në shërbim, arrestohet 21 vjeçari

Tiranë, përplasi me makinë policin e Patrullës që ishte në shërbim, arrestohet 21 vjeçari