DURRËS – Mbrëmjen e djeshme në Durrës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Artan Hajdari, 40 vjeç, banues në Sheqin e Madh të Fierit pasi gjatë kalimit në pikën e kalimit kufitar të Durrësit në automjetin e tij rulot Ford Transit me targa AA 912 GJ, iu gjetën 62 pako me kanabis sativa.
Pesha e gjithë lëndës narkotike ishte 64.90 kg. Automjeti në fjalë do të imbarkohej në një nga tragetet e linjës Durrës-Ankona. Sasia e pakove me lëndë narkotike u gjet e fshehur në pjesen e brendshme te nje orendie, tip dollap, brenda rulotit. Krahas narkotikut, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe një aparat telefonik së bashku me kartën SIM dhe 120 Euro.
Redaksia online
(ar.sh.shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com