IGUMENICE- Një maune me 750 kg marijuhanë është kapur sot nga policia greke në kufirin shqiptaro-grek, 500 metra larg Mavromatit. Policia ka arrestuar 24 vjeçarin, drejtuesin e maunes. Droga kishte si destinacion Greqinë. Ndërkohë që policia është vënë në kërkim dhe të shtetasit grek, 45 vjeç, i cili bashkëpunonte me 24 vjeçarin për ta transportuar drogën për në Greqi.
(b.a/shqiptarja.com)