Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Shkodrës pasi akuzohen për vjedhje ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.
Në pranga kanë rënë 34-vjeçari me inicialet Gj.A., dhe 33-vjeçararja me inicialet E.D.(K). Kjo e fundit mësohet se ishte nën masën e sigurisë "arrest shtëpie" për veprën penale "Mashtrimi".
Këta persona janë kapur në flagrancë në afërsi të ambienteve të Impiantit të Inerteve e Gurores në fshatin Mali Kolej, duke transportuar me një mjet fugonin, materiale të ndryshme hekuri të dyshuara të vjedhura pranë këtij impianti.
Sakaq, një tjetër person me inicialet D.N., është shpallur në kërkim nga policia.
Njoftimi i Policisë
Vihen në prangat e Policisë 2 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vjedhje të kryer në bashkëpunim. Specialistët e Hetimit të Krimit në Stacionin e Policisë Velipojë arrestuan në flagrancë shtetasit:
Gj. A., 34 vjeç dhe E. D.(K) 33 vjeçe, të dy banues në Shkodër, si dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin D. N., banues në Lezhë.
Këta shtetas janë kapur në flagrancë në afërsi të ambienteve të Impiantit të Inerteve e Gurores në fshatin Mali Kolej, Velipojë, Shkodër, duke transportuar me një mjet fugonin, materiale të ndryshme hekuri të dyshuara të vjedhura pranë këtij impianti.
33-vjeçarja ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Mashtrimi”.
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.9%
-
Pak
60.6%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 1204
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kirurgët e Shkodrës realizojnë për herë të parë stentimin e arteries karotide tek një i moshuar me ishemi! Grishja: Duhen fonde për 40 pacientë në vit
4 Shkurt, 16:44
-
Tiranë/ Mungesa e patentës dhe kolaudimit të mjetit zbulon hajdutin e kërkuar, Rrugorja e arreston! (VIDEO)
4 Shkurt, 15:00
-
Shkodër/ Mbytja e nënës me 3 fëmijët në lumin Bunë, Prokuroria kërkon 6 vite burg për babanë Erdgys Arrazi: Shtyu Almën drejt vetëflijimit
3 Shkurt, 10:24
-
Sulmi me armë në Malësi të Madhe, njëri prej autorëve nipi i 'Kumbarit' të Shkodrës! U ekzekutua në 2021 me breshëri kallashnikovi
3 Shkurt, 09:39
-
Të shtënat në Malësi të Madhe/ Dy të rinjtë shkuan për të vjedhur, u kapën ‘mat’ nga 3 vëllezërit! Qëlluan me armë në ajër, shpallen në kërkim (EMRAT)
2 Shkurt, 13:19
-
Shkodër/ Kishte fshehur kokainë në dyqanin e tij, arrestohet 28 vjeçari! Dyshohet se e shiste në doza
2 Shkurt, 10:05
-
Të shtëna me armë zjarri në Malësi e Madhe, sekuestrohen 4 gëzhoja! Nuk raportohet për të lënduar
1 Shkurt, 22:28
-
Shkodër/ Kishin humbur në Malin e Taraboshit, FNSH gjen turistët pas dy orë kërkimi
31 Janar, 20:21
-
Aksidentuan dy këmbësorët dhe tapë në timon, AMP arreston 2 efektivët (EMRAT)
31 Janar, 14:42
-
Tiranë/ Mashtronin të huajt me Call-Center për të investuar në bursa fiktive, arrestohet administratori, 13 të tjerë nën hetim (EMRI+VIDEO)
31 Janar, 12:53
-
Peqin/ Mbante kallash dhe municion në banesë, arrestohet 31-vjeçari (VIDEO)
31 Janar, 10:49
-
Shkodër/ Shpërthim tritoli në lagjen 'Rus', hidhet në erë makina e parkuar! Merret në pyetje pronari i mjetit, hetohet për baste sportive (EMRI)
31 Janar, 07:58