Kapen dy skafe me drogë në brigjet italiane, malli që vinte nga Ballkani kapte vlerën e 10 mln eurove (FOTO)

Kapen dy skafe me drogë në brigjet italiane, malli që vinte nga Ballkani kapte vlerën e 10 mln eurove (FOTO)

Dy skafe që po trafikonin drogë në kohë koronavirusi nga Ballkani në brigjet e Puglias janë kapur nga Antimafia Italiane në bashkpunim me Repartin Operativ të Guardia di Finanza. Operacioni ishte i autoriteteve italiane me ndihmën e rojes bregdetare të Barit. 

Skafet që po raportonin drogë kishin një gjatësi rreth 7 metra dhe ishin të pajisura me motor të fuqishëm jashtë bordit. Bllokimi i tyre, që në total kishin 645 kilogramë marijuanë dhe 250 kilogramë hashash, u bë në brigjet e Monopolit.

Sakaq në pranga janë vënë dy skafistët italianë të cilët akuzohen për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Në njoftimin e saj zyrtar Guardia di Financa nuk saktëson se nga cilat brigje të Ballkanit janë nisur skafet.

Droga ishte ndarë në 54 pako, me nga 2,5 dhe 10 kilogramë, të pajisura me simbola me ngjyra të ndryshme në varësi të tipit të frogës, vendit të prodhimit të zonës dhe vendit se ku do të dorëzohej malli.

Droga në treg do t’i sillte organizatës një fitim prej 10 milionë eurosh.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qorrat e Totove: 29/04/2020 12:04

    Na Vlora?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet