Kapen hakerat, vodhën miliona
euro nga bankat e BE dhe SHBA
Pranga rrjetit të hakerave. Nëpërmjet mashtrimeve në kompjuter vidhnin para nga llogari bankare të klientëve të vendeve të BE dhe SHBA duke i transferuar drejt llogarive të tyre. Bankat e huaja njoftuan se paratë vinin në Shqipëri. Dy shtetas nga Elbasani janë arrestuar, ndërsa dy minoren nga Laçi, emrat e të cilëve ende nuk bëhen publik, janë proceduar në gjendje të lirë. (Në foto, dy hakerat e arrestuar, Ilir Lajthia dhe Kejdi Stambollxhiu nga Elbasani)
TIRANE - Një rrjet hakerash është vënë në pranga gjatë ditës së sotme pasi nëpërmjet mashtrimeve në kompjuter kanë mundur të vjedhin shuma parash nga llogari bankare të klientëve të vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke i transferuar në mënyrë të paligjshme drejt llogarive të tyre.
Ilir Lajthia 28 vjeç dhe Kejdi Stambollxhiu 19 vjeç të dy lindur dhe banues në Elbasan, u arrestuan nga policia e shtetit, e cila finalizoi me sukses aksionin anti-hakerave. Ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë dy shtetas të moshës 15-vjeçare, nga Laçi.
Të arrestuarit akuzohen për ndërhyrje në të dhënat dhe sistemet kompjuterike dhe në bashkëpunim kanë thyer masat mbrojtëse të llogarive bankare online të klientëve të bankave jashtë vendit, për kryerjen e transfertave të paligjshme. Njoftimi mbi këto vjedhje është bërë nga policitë e shteteve të huaja, të cilat kanë evidentuar përmes transfertave, se paratë e vjedhura vinin në Shqipëri. Pas këtij sinjalizimi policia shqiptare, mundi të vë në pranga hakerat.
Sipas policisë, këta shtetas janë anëtarë të dy grupeve kriminale kompjuterike shqiptare të quajtur: “Albanian Syber Army”, “Albanian Hakers Group”, veprimtaria e të cilëve është dokumentuar.
Lajthia dhe Stambollxhiu akuzohen gjithashtu për veprime të tjera të paligjshme në internet. Nëpërmjet viruseve kompjuterike, hakerat ndërhynin jo vetëm në llogari bankare, por edhe në faqe të tjera online, si rrjetet sociale Facebook etj. Sipas deklaratës së policisë së Shtetit, dhënë pasditen e sotme gjatë një konference për shtyp, shuma e parave që ata kanë përfituar arrin deri në miliona euro. Ndërkaq, policia njoftoi gjithashtu se po vazhdojnë hetimet për identifikimin e të gjithë personave të këtij rrjeti hakerash.
POLICIA: PATI DHE NJOFTIME NGA BANKAT E HUAJA“Sektori i krimeve Kompjuterike pranë policisë së shtetit dispononte informacione për veprimtarinë e njërit prej anëtarëve të grupit për të cilin ka filluar investigimi, i cili kishte aktivitet në fushën e ndërhyrje të paligjshme në të dhënat e sistemeve kompjuterike. Gjatë këtij procesi investigimi, pati dhe njoftime nga bankat e huaja për transferta bankare të kryera prej tij nga llogaria e klientëve të bankave në llogarinë e tij. Në kuadër të këtij procesi hetimesh u bë e mundur identifikimi i autorëve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Të dëmtuarit ishin shtetas të huaj që kishin llogaritë e tyre në banka të shteteve të BE dhe SHBA”, lexohet në njoftimin për shtyp të Policisë së Shtetit.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?
-
Të drejta
22%
-
Te gabuara
74.6%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 232
Lajme të tjera
-
Meta uron Erisa Xhixhon: ‘Zv.komandante’ për zbatimin e vendimeve, do çojë përpara synimin për hapjen e Partisë së Lirisë
28 Prill, 16:19
-
Biden thumbon Trumpin në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë
28 Prill, 16:07
-
Iva Tiço i jep fund beqarisë, kurorëzon dashurinë në martesë me partnerin gjerman
28 Prill, 16:03
-
VIDEO/ Meta lajmëron ndryshimin e ngjyrave të logos së Partisë së Lirisë: Vendosim edhe të gjelbrën, simbol i pranverës dhe rigjenerimit
28 Prill, 15:57
-
Zgjedhorja/ ‘Të vegjlit’ kërkojnë korrektim kombëtar dhe prag të vogël! Duka-Mediu-Dule: Lista të hapura dhe teknologji në të gjithë vendin
28 Prill, 15:56
-
Miratohet ligji i ri në Irak, deri në 15 vite burg për martesat brenda së njëjtës gjini
28 Prill, 15:45
-
VIDEO/ Kristjan Asllani në fushë, Inter fiton 2-0 ndaj Torinos! Pasditja festë me autobus të hapur në Milano
28 Prill, 15:43
-
GOLAT/ Calhanoglu dopietë për Interin, zikaltërit festë për titullin! Asllani luan 30 minuta në ndeshjen historike, sot spikat Napoli - Roma
28 Prill, 15:41
-
‘Ai po mbahet në ferr’/ 'DailyMail' për Sadik Durakun që u ndalua në Serbi për ‘krime lufte’ në 1999! E bija: Në atë kohë ishim në Britani
28 Prill, 15:36
-
Tritoli në banesën e gjyqtarit në Shkodër, Bardhi: Akt kriminal, cenim i sigurisë për gjithë shoqërinë
28 Prill, 15:26
-
VIDEO/ Vedat Muriqi shënon golin e 6-të në La Liga
28 Prill, 15:26
-
Krah njëri-tjetrit Luizi dhe Kiara japin lajmin e shumëpritur
28 Prill, 15:19