Kapen 'mat' me njerëz brenda, gjobiten tre lokale në Gjirokastër me 1 milion lekë të reja

Tre lokale në Gjirokastër të cilat vijon aktivitetin në kundërshtim me aktin normativ për koronavirusin janë gjobitur me 10 milionë lekë të vjetra. Në këto biznese janë konstatuar se vijonte normalisht të shërbehej, diçka e cila është kuptuar nga autoritet dhe kanë marrë masat.

Pasi në brendësi të tyre u gjenden njerëz duke marrë shërbime, Inspektoriati Shtetëror i Shëndetit vendosi masën administrative të 1 milion lekë të reja gjobë. Në total shumë që do të shkojë në arkat e shtetit është 30 milionë lekë të vjetra.

"Kam një falënderim për opinionin publik për respektimin e masave. Jemi 24 orë në terren dhe që nga dita e parë e shpalljes së zonës së gjelbër kemi marrë një sërë masash me drejtuesit e policisë, kemi konstatuar lokale me klientë brenda. Kjo për mbrojtjen e popullatës.

Sot kemi konstatuar që në orat e para të mëngjesit 4 subjekte ku përveç Gjirokastër ka patur dhe një subjekt në zonën e Këlcyrës. Ata po merrnin shërbimet e mëngjesit.

Restorantet punojnë shumë pak, vetëm dy dhe sigurisht janë deliveri. Ndërkohë këto lokale kishin nga 10-15 klientë brenda tyre në kohën kur janë konstatuar shkeljet. Gjithsej deri më tani janë 11 subjekte bar-kafe ndaj të cilave janë marrë masat administrative.

Sa i përket fasonerive ne u kemi lënë detyra. Ka fasone që kanë problematike, por jo të rrezikshmërisë së lartë. Në bazë të protokollit të ri që doli nga e dita e enjte ne kemi konstatuar në fasone që nuk e zbatonin të merrnin masa. Pas rishikimit kemi konstatuar që kjo është rregulluar duke respektuar masat si distancë dy metra, maskat dhe dorezat,"-deklaroi sefi i Inspektoriatit Shtetëror të Shëndetit.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lunxheria: 29/04/2020 11:43

    Dhe ne Gjirokaster e paskan gjetur te marrin lek. Pronri lokalit me mire vret veten sesa te paguaj 10 mij lek te vjetra... Dhe jo me 10 milion.. Hahahaha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Nustricionisti dhe specialisti i Mjeksisë Holistike, Altin Joka: Ndryshimi i stilit të jetës dhe të ushqyerit ju zgjat jetën

Nustricionisti dhe specialisti i Mjeksisë Holistike, Altin Joka: Ndryshimi i stilit të jetës dhe të ushqyerit ju zgjat jetën